Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/14: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: thumb|300px|[[Skënderbeu duke ekzekutuar një kalorës osman]] Skënderbeu gjithsej zhvilloi 25 beteja prej të cilave 24 i fitoi dhe një e humb...
 
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Legjenda e Skanderbegut.jpg|thumb|300px|[[Skënderbeu]] duke ekzekutuar një kalorës osman]]
[[Skënderbeu]] gjithsej zhvilloi 25 beteja prej të cilave 24 i fitoi dhe një e humbi për arsye se në [[Beteja_e_Beratit|"Betejën e Beratit (1455)"]] [[Skënderbeu]] komanden ia dha [[Mois Golemit|Moisi Golemi]] i cili i lejoi ushtrinë që të dehen dhe kështu [[frerët]] nuk po i mbante më [[Shqipëria]].
[[Çlirimi]] i [[rajoneve|rajoni]] të tëra në [[Shqipërinë|Shqipëria]] e Mesme e Veriore dhe bashkimi i forcave [[politike|politika]] shqiptare ishin ngjarje të rëndësishme edhe në plan [[ndërkombëtar]] dhe shkaktuan shqetësim të veçantë në oborrin osman. Sulltan Murati II ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët e tij më të shquar, që të rivendoste pushtetin osman në ato rajone. Në krye të 25 mijë vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve të lira [[shqiptare]]. Skënderbeu përgatiti një ushtri prej afro 8. mijë kalorësish e 7. mijë këmbësorësh. Beteja u zhvillua në verë të vitit 1444, në një fushë të Dibrës së Poshtme të palokalizuar ende, që konvencionalisht është cilësuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarëve, të cilët luftuan heroikisht dhe arritën një fitore të shkëlqyer. Fitorja e Torviollit pati jehonë të thellë në Shqipëri dhe në vendet e tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve të Skënderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes. Në vjeshtën e vitit 1445, kundër Shqipërisë erdhën njëra pas tjetrës dy ushtri osmane, të cilat u shpartalluan në luginën e ngushtë të Mokrës së Dibrës. Në vitin 1447 shqiptarët shpartalluan një ushtri tjetë osmane në Oranik të Dibrës. Këto fitore ushtarake e rritën më tej autoritetin e Skënderbeut dhe në rrafsh ndërkombëtar e bënë Shqipërinë një fuqi antiosmane të dorës së parë.Venediku ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme tregtare dhe ekonomike të Ballkanit e më gjerë.
 
'''[[Betejat e Skënderbeut|''Lexo më shumë....'']]'''