[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
Malsorja eshte roman i shkruar nga Nazmi Rrahmani qe trajton fatin e nje malesoreje si me poshte :
Në një fshat të Gollakut (mes Prishtinës dhe Podujevës), para Luftës së Dytë Botërore rritet duke u zbukuruar baresha Hajrije, bijë e Hasanit dhe e Salës. Kur mbush të gjashtëmbëdhjetat përjeton një tentim përdhunimi nga dy të rinj, ngjarje që përcakton fatin e saj të hidhur. I jati vdes nga dëshpërimi dhe i ungji e marton me një të gjymtë, me të cilin bën një djalë. Më pas i vdes dhe burri. I ungji e kthen në gjini dhe e marton me një pasanik në moshë, si grua të tretë, për të siguruar trashëgimtarin që nuk e kishte me gratë e para; dhe me të ajo lind edhe një djalë. Vëllai i burrit të parë të Hajrijes meqë ka dashur të mbajë të venë e vëllait për një nip, tani hyn në hasmëri me burrin e dytë të Hajrijes, dhe e vret. Mbetet kështu të marrin gjak mes njëri-tjetrit të dy djemtë e rritur të Hajrijes, pra vëllezërit nga nëna... Hajrija që ka duruar dhe heshtur gjatë tërë jetës e që shpreh pozitën e gruas në atë mjedis, kur ballafaqohet me këtë realitet tragjik, ndërhyn, e ngre zërin dhe arrin ta bindë djalin e dytë që të heqë dorë nga vendimi për vrasjen e vëllait, që është në fund të fundit triumfi moral i Hajrijes.
Romani "Malësorja" është rrëfim i degëzuar mbi jetën e personazhit kryesor, Hairijes, por dhe rrëfim mbi një numër bartësish të tjerë të ngjarjeve që së bashku sajojnë tablonë reale dhe realiste të një mjedisi kosovar mes dy luftërave botërore. Kryepersonazhi, Hajrija, në këtë vepër nuk është i tipit të formuar, të gatshëm, por formohet gjatë rrëfimit, i cili rrjedh sipas teknikës kronologjike, të ndërprerë dhe të ndërpleksur herë-herë. Formimi i Hajrijes ndiqet sipas linjës së brendshme të shpalimit, nga motivet, pretendimet, vizioni i saj i brendshëm, kryesisht i ndrydhur, i heshtur, dhe jo nga veprimet e saj. Nga përjetimi i një drame tek tjetra, ajo gradualisht vetëdijësohet për pozitën e vet të nënshtruar, për mundësitë e veta të kufizuara, por tërë atë ngarkesë e bart në heshtje dhe dhimbje të plotë. Autori nganjëherë e bën të zëshëm vajin e saj të brendshëm vetëm përmes monologieve të saj, dhe më rrallë përmes ndonjë dialogu, ndërhyrjeje apo sqarimi të çastit. Pikërisht përmes kësaj pjese të tekstit narrativ, autori arrin ta shpalosë botën e brendshme të Hajrijes nëpërmjet rrëfimit psikologjik.