[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 42:
 
==Gjatesia e rruges==
Nga këto të dhëna mund të nxjerrim që rruga Egnatia midis Apollonisë dhe Herakleias ishte e gjatë rreth 163-164 mkm. p. dhe kishte jo më pak se 9 stacione të cilat që nga shekulli IV p.e.s. do të rriteshin në numër derisa të bëheshin 15. Propozimet për kërkimet e avancuara nga studiuesit nuk duken gjithmonë të bindshme. Eshtë bërë e mundur të tregohet me një farë saktësie traseja e rrugës Egnatia midis Apollonisë dhe Verbës, e më pas nga Muriqani në Haxhi Beqarit, dhe nga Qukësi mbi Shkumbin deri në Radozda në anën perëndimore të liqenit të Ohrit. Me saktësi dihet dhe traseja e rrugës antike nga Durrësi deri te Hani i Goses. Në zonat e tjera mungesa e kërkimeve ose mungesa e të dhënave ekzakte rreth gjëndjes së zonave të tjera në të cilat ka pasur gjetje të materialeve arkeologjike, nuk lejon njohjen e infrastrukturës rrugore romake. Këtyre problemeve u janë shtuar edhe pengesat e ardhura nga kushtet e ambjentit natyror: në zonat malore midis Babjes dhe Qukës ka ndodhur shumë rrëshqitje ose fundosje terrenesh, në zonat e përmbytura të Muzakajve, në ato zona ku ka ndryshim të rrjedhjes së lumit, dhe në zonat afër liqeneve dhe deteve ku ka ndryshim të nivelit të tyre. Të pakta kanë qenë të dhënat e sjella deri tani nga toponomastika për arsye të mungesave të kërkimeve specifike dhe të prezencës së paktë të kartografisë të përdorur nga toponimet, por me gjithë këto vështirësi pati mundësi që të arrihej në rezultat të mirë në bazë të të dhënave. Analiza e të dhënave, për më shumë, shpeshherë në vija të trasha, të pasakta dhe të copëzuara në lidhje me mbetjet e trasesë së rrugës, tregon që rruga Egnatia nuk ka pasur një gjerësi të njëjtë gjatë gjithë gjatësisë së saj. Përmasat e gjatësisë në fakt ndryshojnë nga 6.7 m, duke përfshirë me raste edhe trotuare deri në 1m, deri në 2. 4 m në zonat malore. Në shtrimin e rrugës, sigurisht duke u kushtëzuar nga materiali i disponueshëm, përdoreshin gurë të dimensioneve të ndryshme. Në fund të kësaj faze të parë të studimit të marrë përsipër mbi rrugën Egnatia, mund të themi që jo vetëm u bënë parapërgatitjet për një bazë njohje (të përbërë nga të dhëna dhe hipoteza mbi rrugën) duke e parë në këndvështrimin e një studimi të mëtejshëm në terren me rastin e "Via Egnatia (Albania) Project", por dhe lejoi në bazë të ekzaminimit të fotografive ajrore njohuri të reja mbi trasenë e rrugëve të ndryshme antike. Në veçanti këto fotografi ndihmuan për rrugët e vjetra në zonat midis Durrësit dhe Kavajës, Qukësit dhe Qafë Thanës dhe midis Izbiste dhe Jankovec. Përveç kësaj janë evidentuar pjesë të terrenit, respektivisht midis Apollonisë dhe Kuç-it dhe midis Lushnjës dhe Belshit, ku mund të ketë kaluar rruga Egnatia ose rruga e lidhur me të. Pikërisht për këtë, duket evidente që zona midis Thanaj, Lushnjë, Cërrik dhe Kuç, është ajo zonë ku duhen bërë studime dhe njohje të terrenit për të verifikuar ekzistencën apo jo ekzistencën e traseve rrugore. Në këtë zonë në veçanti mund të ketë qenë vila e Klodianës (pronësi agrikulture të një personazhi i rëndësishëm romak me emrin Klodio).
 
==Rruga Egnatia përgjatë luginës së Shkumbinit ==