[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 12:
| regjistrimi =
| pronari = Facebook Inc.
| autori = [[Mark Zuckerberg]], Dustin Moskovitz, Chris Hughes, Eduardo Saverin
| data e lëshimit = Shkurt 2004
| gjendja e tanishme =
Rreshti 27:
Tashme Facebook ekziston te përdoret edhe në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqip]].
 
Një pamje e përgjithshme mbi filmin ''The social network'' të regjisorit [[David Fincher]], i cili zbulon të gjitha prapaskenat e krijimit të Facebook-ut dhe marrëdhënieve te vështirë mes dy miqve themelues. Nisi me një mesazh në postën elektronike në ora 2 të mëngjesit. Një student i Harvardit i shkroi skenaristit, [[Ben Mezrich]], i cili ishte akoma duke shijuar frytet e suksesit të librit Bringing doën the house, për t'i treguar për mikun e tij, [[Eduardo Saverin]]. Një shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar në themelimin e "Facebook" me [[Mark Zuckerberg]]. Por ai ishte dikush që nuk i ishte dëgjuar emri ndonjëherë. U intrigova dhe nisa të shoqërohesha me atë dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga 'Facebook-u'. Më pëlqeu shumë drama dhe shpejtësia me të cilën u kishte ndodhur dy miqve të ngushtë që tashmë s'ishin më të tillë, thotë Mezrich.
 
Nëse motivi i mesazhit ishte drejtësia për mikun e tij Saverin - shansi për t'i treguar botës se si ishte mashtruar dhe si i ishte marrë pjesa e tij e kompanisë nga dikush që konsideronte shok - sigurisht që ka ndodhur shumë më shpejt se ai mund ta imagjinonte. Një film i quajtur "The social network" (Rrjeti social), ka filluar filmimet në konviktin e universitetit Harvard, vetëm disa muaj pas publikimit të librit të Mezrich "Miliarderët e rastësishëm: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook". Në fillim të këtij viti u njoftua se [[Aaron Sorkin]], krijuesi i "West Wing", do të shkruante skenarin. Më vonë, në qershor u njoftua se David Fincher - regjisori i filmit "The curious case of Benjamin Button" - do ta drejtonte. Në shtator u konfirmua se aktori [[amerikan]], [[Jesse Eisenberg]] do të interpretonte rolin e [[Mark Zuckerberg]] së bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe [[Justin Timberlake]] si [[Sean Parker]], djali i Silicon Valley, që kishte krijuar "Napster" dhe që ndihmoi në çarjen mes dy ish-miqve. Kevin Spacey është producent.
 
Për të përshpejtuar produksionin e filmit, libri dhe skenari u shkruan në të njëjtën kohë. "Aaron Sorkin po adaptonte librin teksa unë e shkruaja. Ne ishim në një dhomë hoteli në Boston dhe ai shikonte shënimet dhe kapitujt e librit. Aaron Sorkin është një i të shkruarit", thotë Mezrich. Mjafton të futesh në Facebook, të kërkosh Aaron Sorkin dhe shfaqen grupet e shumta në nder të tij. Por grupi që ka më shumë fansa është krijuar nga vetë personi, "Aaron Sorkin & The Facebook movie". "Mirësevini, unë jam Aaron Sorkin. Kam rënë dakord të shkruaj një film mbi krijimin e Facebook. Mendova se hapi i mirë për t'u përgatitur për këtë është të zbuloj se çfarë është Facebook, ndaj krijova këtë faqe", thuhet aty. Krijimi i këtij grupi bëri bujë të madhe. Askush nuk e dinte në atë kohë që po bëhej një film për Facebook-un dhe u desh që producentët ta konfirmonin këtë. Deri më sot janë krijuar më shumë se 150 faqe me historitë e publikut mbi Facebook-un, edhe pse vetë disa ia kanë dalë mbanë të futen në skenarin final, i cili është më i fokusuar në krijimin e tij sesa rëndësinë dhe aftësinë e tij për të qenë një mjet me përdorim të përgjithshëm utilitar.
Rreshti 41:
== Si nisi gjithçka ==
 
Nisur si një uebsit i ndërtuar nga një student si mënyrë për të kontaktuar shokët e tij, por që u kthye në fenomen global dhe biznes miliona-dollarësh, është përhapur tani në mbarë botën me një shpejtësi marramendëse. Rreth 15 milionë anëtarë në ditë ndryshojnë statusin e tyre në Facebook. [[Mark Zuckerberg]] ishte 19 vjeç kur nisi "Facebook" nga dhoma e konviktit te Harvard. Brenda 24 orësh 1000 veta nga shkolla e tij ishin regjistruar dhe pas një muaji gjysma e shkollës kishte profil në "Facebook". Sot pas 10 vjetësh uebsiti mbi 150 milionë anëtarë në të gjithë botën dhe Zuckerberg, është miliarderi më i ri në botë - me një pasuri prej rreth 1.5 miliardë dollarë në [[2010]] dhe Zuckerberg aktualisht ka 24.5 miliardë dollarë në vitin [[2014]]. Zuckerberg krijoi një rrjet social që jo vetëm pasqyron jetën e një personi, por që edhe e zgjeron atë. Fenomeni "Facebook" është përqafuar edhe nga politikanët, edhe nga njerëz të artit. Çdo ditë 15 milionë anëtarë ndryshojnë statusin në Facebook" dhe 850 milionë foto shtohen çdo muaj. Mesatarja e miqve të një anëtari është 120. Në fillim, njerëzit ishin pak të shqetësuar për të treguar identitetin e tyre në internet, por tani një pjesë tregojnë detaje nga më të ndryshme të jetës së tyre. Megjithëse me një vlerë prej 15 miliardë dollarësh "Facebook" i duhet të punojë shumë për t'iu përshtatur teknologjisë dhe për të pasur fitime financiare.
 
== Saverin dhe Zuckerberg ==
[[Skeda:MarkZuckerberg.jpg|thumb|Mark Zuckerberg]]
Pas disa vitesh marrëdhëniesh të ngrira dhe problemeve për para mes bashkëthemeluesve të Facebook, [[Mark Zuckerberg]] vendosi në janar t'i njihte meritat mikut tij të Facebook-ut? Pse tani? Mbase kjo për shkak të librit dhe filmit që do të rrëfente gjithçka mbi krijimin e rrjetit social dhe mënyrës sesi Zuckerberg e nxori atë jashtë loje. Të dhënat mbi mënyrën sesi ka përfunduar zënka mes të dyve gjenden shumë kollaj: Saverin ësht tashmë i regjistruar si themelues i kompanisë në faqen zyrtare të Facebook-ut. Kjo është arsye shumë e fortë që Zuckerberg të bëjë paqe me Saverin, duke pasur parasysh librin dhe filmin.
 
Kjo, sepse mendohet se nëse Saverin ka rënë dakord të bëjë paqe me Zuckerberg atëherë ai mund të mos ketë dëshirë të bashkëpunojë me Mezrich. Por tashmë filmi është në proces pune e sipër e pritet të dalë shumë shpejt. Gjithsesi, do të jetë mjaft e sikletshme për të dy të dalë edhe nga libri edhe nga filmi se ata e kanë krijuar rrjetin social thjesht për të njohur femra. Si student i Harvardit, [[Mark Zuckerberg]] krijoi uebsajtin social "Facebook", një uebsajt tejet popullor mes studentëve në mbarë botën. Atë e krijoi me kolegë studentë, njohës të mirë të shkencës së kompjuterit dhe me shokët e dhomës. Zuckerberg shërben si president i kompanisë "Facebook". Ai ka qenë vazhdimisht në qendër të kundërthënieve për prejardhjen e biznesit dhe të pasurisë së tij.
 
Revista amerikane "Time" e renditi Zuckerberg si një nga njerëzit më me ndikim të botës të vitit 2008. Zuckerberg përfshihej në kategorinë Shkencëtarë dhe Mendimtarë. Zuckerberg u rrit në Dobbs Ferry, Nju Jork, nga prindërit e tij hebrej, Edward dhe Karen Zuckerberg. Babai i tij Edward është dentist në Dobbs Ferry dhe mamaja e tij është mjeke. Ai filloi programimin në kompjuter kur ishte në shkollën e mesme. Zuckerberg fillimisht kënaqej me zhvillimin e programeve kompjuterike, sidomos ato për komunikim dhe ato për lojëra. Kur vazhdonte Philips Exter Acadeym, ai ndërtoi një program për t'i ndihmuar punonjësit në zyrën e babait të tij që të komunikojnë; ai gjithashtu ndërtoi një version të lojës Risk dhe një program muzike të quajtur Synapse, i cili përdorte inteligjencën artificiale për të mësuar zakonet e dëgjimit tek përdoruesi i programit. Kompanitë Microsoft dhe AOL u përpoqën të blejnë Synapse dhe për ta marrë në punë Zuckerberg, por ai vendosi më mirë t'i vazhdojë studimet në Universitetin e Harvardit. [[Mark Zuckerberg]] dhe platforma "Facebook". Në shtator 2006, "Facebook" krijoi "News Feed", një produkt për të treguar se çfarë janë duke bërë miqtë e tu në uebsajt. Zuckerberg u kritikua në atë kohë, teksa disa e shikonin "News Feed" si të panevojshëm dhe si një mekanizëm për të biseduarit kibernetik. Më 24 maj 2007, Zuckerberg shpalli një "Facebook Platform", një platformë zhvillimi për programuesit që të krijojnë aplikime sociale brenda "Facebook". Kjo shpallje ngjalli një interesim të madh për bashkësinë e zhvilluesve programorë. Brenda javësh, shumë aplikime u ndërtuan dhe disa kishin tashmë miliona përdorues.
 
Sot janë më shumë se 400 000 zhvillues programorë në mbarë botën që ndërtojnë aplikime për "Facebook Platform". Vetëm më 23 korrik 2008, Zuckerberg shpalli "Facebook Connect", një version të "Facebook Platform" për ndërtimin e aplikimeve sociale në faqe të tjera të tjera. Më 6 nëntor 2007, Zuckerberg shpalli një sistem tjetër reklamues social, që u pa si një ngjarje në Los Anxhelos. Një pjesë e programit të ri, quajtur "Beacon", ua bënte të mundur njerëzve të ndajnë informacion me miqtë e tyre të "Facebook" bazuar në veprimtaritë e tyre qëmtuese në uebsajte të tjera. Një shitës e-Bay, për shembull, mund të bëjë që miqtë automatikisht të vënë në shitje nëpërmjet "Facebook", sistemit "news feed", gjithçka që ata duan të shesin.