[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
No edit summary
Rreshti 5:
Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut në dramën “[[Halili dhe Hajrija (dramë)|Halili dhe Hajria]]” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të Lekës në dramën “[[Toka jonë]]” e Kolë Jakovës. Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “[[Përmbytja e madhe]]” e K. Jakovës), kurse në dramën “[[Baca i Gjetajve]]” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.
 
Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom MarkuPali (“[[Komisari i dritës]]”), Ndrio (“[[Udha e shkronjave]]”), Gjini (“[[Plagë të vjetra]]”), Pjetër MustaqekuqiMustakuqi (“[[Operacioni zjarri]]”), Rahmiu (“[[Duel i heshtur]]”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.
 
== Filmografia ==