Alfred Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
== Biografia ==
 
Në 1956-1961 ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave si inxhinier gjeolog i specializuar në gjeofizikë. Punoi në Ekspeditat sizmike të ndërmarrjes gjeologjike të kërkimeve të naftës (Vlorë, 1961) dhe në atë gjeofizike të ndërmarrjes gjeologo-topografike të Tiranës (1961-1962). Me hapjen e specialitetit të gjeofizikës në Degën Gjeologjike të Fakultetit të Inxhinierisë, në shtator 1961, A. Frashëri u aktivizua si pedagog, fillimisht i jashtëm, dhe më pas (1962) efektiv. Ai ishte një ndër specialistët e parë, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e [[Gjeofizika|Gjeofizikës]] Shqiptareshqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe kualifikimin e tyre pasuniversitar. Doktor i shkencave (1987) dhe profesor (1989).
 
Veprimtarinë pedagogjike e ka ndërthurur me kërkimin shkencor. Ka eksperimentuar dhe zbatuar për herë të parë në Shqipëri metodat e reja gjeofizike, ka kontribuar në zgjerimin e fushave të zbatimit të gjeofizikës, si edhe në rritjen e thellësisë së kërkimeve gjeofizike të vendburimeve të mineraleve të ngurta. Alfred Frashëri është një ndër nismëtarët e kërkimeve gjeofizike për naftën dhe gazin në shelfin detar të Adriatikut, të informatizimit të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave gjeofizike, të studimit të burimeve të energjisë gjeotermale. Është bashkëautor i [http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=7340&LIMIT=50 Atlasit Gjeotermal të Europës] (1991) dhe i [http://www.fgjm.edu.al/departamentet/ingbene/projektet/BURIMET%20E%20ENERGJISE%20GJEOTERMALE%20NE%20SHQIPERI%20DHE%20PLATFORME%20PER%20PERDORIMIN%20E%20TYRE.pdf Atlasit të Burimeve Gjeotermale në Europë] (2002).