Alfred Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Gris|Person jo me rëndësi publike. Pa referenca. Jo neutral. Shiko [[Wikipedia: Kuvendi#Grisje e menjëhershme e artikujve biografikë të kopjuar dhe pa referenca|këtu]]}}
Alfred Frashëri (lindur më 20/4/1935 në Korçë) është Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, doktor i shkencave, profesor.
 
== Biografia ==
 
Në 1956-1961 ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave si inxhinier gjeolog i specializuar në gjeofizikë. Punoi në Ekspeditat sizmike të ndërmarrjes gjeologjike të kërkimeve të naftës (Vlorë, 1961) dhe në atë gjeofizike të ndërmarrjes gjeologo-topografike të Tiranës (1961-1962). Ai ishte një ndër specialistët e parë, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e [[Gjeofizika|Gjeofizikës]] shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë.
 
Veprimtarinë pedagogjike e ka ndërthurur me kërkimin shkencor. Ka eksperimentuar dhe zbatuar për herë të parë në Shqipëri metodat e reja gjeofizike, ka kontribuar në zgjerimin e fushave të zbatimit të gjeofizikës, si edhe në rritjen e thellësisë së kërkimeve gjeofizike të vendburimeve të mineraleve të ngurta. Alfred Frashëri është një ndër nismëtarët e kërkimeve gjeofizike për naftën dhe gazin në shelfin detar të Adriatikut, të informatizimit të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave gjeofizike, të studimit të burimeve të energjisë gjeotermale. Është bashkëautor i [http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=7340&LIMIT=50 Atlasit Gjeotermal të Europës] (1991) dhe i [http://www.fgjm.edu.al/departamentet/ingbene/projektet/BURIMET%20E%20ENERGJISE%20GJEOTERMALE%20NE%20SHQIPERI%20DHE%20PLATFORME%20PER%20PERDORIMIN%20E%20TYRE.pdf Atlasit të Burimeve Gjeotermale në Europë] (2002).