[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 72:
 
== Popullsia ==
12 km larg qytetit të Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik të Apolonisë. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone të ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulëzimin e tij mendohet të ketë patur një popullsi prej 50,000-60,000 banorësh. Për rëndësine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe të shtrirjes së tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerëndë “.
Monumentet më të rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kërkimet e para mbi thesarin historik te Apolonisë u bënë gjatë Luftes së Parë Botërore nga arkeologët austriak, që zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha që rrethonin qytetin e dikurshëm. Zbulimet sistematike filluan në vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorrën në dritë kompleksin e monumenteve të qendrës së qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologët shqiptarë pas çlirimit.
Qendra të tjera të popullimit parahistorik në rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, kështjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Portëza , Petova etj.