[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 20:
mekanike në të gjitha drejtimet. Çeliku është material i qëndrueshëm që duron deformime
elastike dhe plastike.
Jo rezistenca ndaj korrozionit
Korrozioni mund të definohet si asgjësim i metalit gjatë reaksionit kimik ose
elektrokimik me mjedisin e tij.
Ekzistojnë çeliqe që janë legura me elemente të caktuara, si: kromi, nikeli dhe
të tillët nuk ndryshken.
Në varshmëri nga shkalla e korrozionit rrjedh domosdoshmëria e mbrojtjes së
konstruksioneve të çelikut, në punëtori, para montimit, pas montimit dhe gjatë eksploatimit
të tij.
Mbrojtja nga korrozioni mund të bëhet me lyerjen natyrore me vernik mbrojtës.
Verenikët mund të jenë metalik dhe jometalik.
Më së shumti zbatohen verenikët metalik edhe atë, miniumi dhe cinkoliti.
Pastrimi i konstruksionit kryhet në disa makina:
- me rërë;
- pastrimi me dorë, me furçe çeliku;
- pastrimi me fl akërim.
Rërësimi bëhet në fabrikën ku prodhohet çeliku. Qëndron në pastrimin e
sipër faqës së çelikut me reaktiv abraziv me presion të lartë.
Abrazivi përbëhet prej kokërave të çelikut me diametër prej 0,5 deri me 1,2
mm ose me rërë kuarci në presion prej 6 deri më 8 bar.
Pastrimi me furçe çeliku bëhet me dorë dhe zbatohet për sipërfaqe të vogël
që janë të dëmtuara prej korrozionit.
Pastrimi me fl akërim bëhet me nxehje deri më 150o
C, kurse zbatohet për
sipërfaqe më të vogël.
Pas pastrimit të konstruksionit bëhet lyerja me lyerjen themelore (minizirimi).
Pas kryerjes së minizirimit dhe terjes mirë të miniumit vihet ngjyra mbrojtëse
në një ose dy shtresa (lyerja mbrojtëse).
Mbrojtja e konstruksioneve të çelikut bëhet edhe me zinkim.
Zinkimi zbatohet për mbrojtje nga korrozioni te shtyllat e largpërçuesve, antenave
dhe konstruksioneve montuese.
Jo rezistues ndaj temperaturave të larta
Veti negative e çelikut është se moduli zvogëlohet gjatë temperaturave të larta.
Mbrojtja e konstruksioneve të çelikut nga zjarri bëhet në disa mënyra:
- mveshja me beton;
- me materiale termoizoluese;
- lesh mineral (tervol);
- perde prej çeliku të kromuar, që është rezistent ndaj temperaturave të larta.
Vetitë më të rëndësishme të çeliqeve janë:
- kufiri i tërheqjes;