Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Ganimete Abazi''' e njohur si Ganja u lind me 25.XII.1976 ne Podujeve. u bë e njohur në festivalin 'Sh.K.A Kosova 1990',“Akordet e Kosovës”.Këngët e saj më të njohura janë “Tri Pika” dhe “Xhamadani” në duet me grupin Ilirët. Për disa vite Ganja u tërhoq nga muzika, por është kthyer me fuqishëm se kurre në vitin 2012 me disa këngë të reja.Afër 25 vite karrierë, bashkëpunimet i ka bërë grupe të njohura me këngëtarë të mirëfilltë siç është Grupi Elita 5, me Iliret ka pasur bashkëpunim të gjatë, afër 5-6 vite, mandej duetin me Kristin nga Shqipëria me këngën`` Kërkoj gjysmën tjetër ``, një këngë shumë e mirë, ku kanë marrë pjesë në festivalin 'Nota Fest 2003' dhe janë shpërblyer me çmimin e dytë të jurisë Secila këngë e saj po bëhet hit. Edhe sot këngët e saja hite, sikur edhe të hershmet, që edhe sot po janë e po dëgjohen kudo, si “Tri Pika”, “Balluket”, ”Vetem 5 minuta”, “Gane Gane Qka na bane” e shumë të tjera. Por, a harrohet kënga “Mirupafshim”, e cila bëri bum të madh kur u lansua në treg dhe këndohej gjithandej kah kishte shqiptarë në kohën e luftës.
 
Ganja ka dalur qysh në moshën 1314-vjeçare para publikut. Ka të kryer shkollë e mesme të muzikës, në instrumentin e pianos. Poashtu edhe fakultetin e arteve të bukura. Karrierën muzikore e filloi me grupin “Elita 5 dhe Iliret”, shumë të rinj erdhën në redaksinë e Kosovares.
 
Në periudhën që ka qenë jashtë skenës kishte udhëtuar nëpër vende të ndryshme në Europë e më gjerë, edhe pse ka qenë gjithmonë bashkudhëtare me këngën. Me Ilirët kishte bashkëpunuar që nga vitet ‘94-‘98, me shumë koncerte të mëdha në të gjithë diasporën dhe me shumë suksese, që kishte arritur në atë kohë. Sot e kësaj dite dëgjohen akoma duetet e tyre, si për shembull “Xhamadani vija-vija”, që vlen të veçohet, si edhe shumë duete të tjera, kurse sa i përket Gold Ag, ajo ka një simpati të veçantë për muzikën e tij, sepse është një artist me vlera të mëdha thote Ganja . Projekti “Fjalët e qiririt” ishte ideja e tij, që i bashkoi dhe rezultoi diçka e bukur dhe e veçantë.
 
Momenti kulminant i famës saj ishte balada “Mirupafshim në Kosovën e lirë”, projekt i realizuar në vitin 2001 nga kompozitori ynë i mirënjohur Ilir Berani, me orkestrim të Nexhat Mujovi-Virusit, që i falënderojme shumë për këtë këngë të mrekullueshme Ajo sot Ka realizuar gjithsej nëntë albume solistike, katër në bashkëpunim me Ilirët dhe një bashkëpunim që vlen të përmendet, me Elita 5. Ajo ka incizuar sot afro 9 albume solistike e ato jane si dhe kater me Iliret
Ajo ka incizuar sot afro 9 albume solistike e ato jane si dhe kater me Iliret
 
*1 - Kthehu (Nje permbledhje muzike popullore) - 1993
*2 - Tri Pika - 1996
*3 - Balluke Balluke 1997
*4 - Ne Kosove o ne Prishtine 1998
*5 - Mirupafshim Kosoven e Lir 2001
*6 - S'mendoj per ty 2004
*7 - U knaqem tu knaqe 2005
*8 - Dyshoj...2007
Ajo është një këngëtare me një zë shumë të veçantë, por i ka edhe gjërat që nuk i pëlqen. Falënderon shumë prindërit dhe vëllezërit që janë fansat e parë të saj.
 
Kjo eshte Ganimete Abazi, e cila e ftuar pak kohë më parë në Top Kosova Radio ka thënë se nuk mërzitet se nuk ka lindur si këngëtare në këtë periudhë, por është e lumtur për atë kohë kur ajo nisi të këndojë, që ka qenë shumë-shumë më mirë se sot, pasi sipas saj është vlerësuar shumë kënga dhe jo shikimi.
 
Nuk ka inate dhe xhelozi me askënd nga estrada, ndërsa Ganja nuk ka frikë aspak nga udhëtimet, megjithëse udhëton shumë.
 
Ndërsa nuk e pëlqen aspak dhe irritohet shumë nga gjarpri, nuk e do as ta shikojë dhe e frikëson shumë.
 
Pëlqen shumë të dëgjojë Sabri Fejzullahun, Sinan Vllasaliun, por pëlqen edhe këngëtaret e reja.Por per mua mbi te gjitha deshire e imja eshte qe fillimisht te kem shendetin dhe te filloj punen time me muziken. Ti realizoj qellimet e mia, ne menyre qe sa me shume t'iu sjell adhuruesve te mi kenge dhe videoklipe te mira dhe kualitative ne menyre qe te mos i deshperoj kurre.