Enrico Tellini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
 
== Misioni për kufirin ==
Komisioni i emëruar nga [[Konferenca e Ambasadorëve]] për caktimin e kufirit ndërmjet shtetit shqiptar e shteteve fqinje Ballkanike[[Ballkani]]ke e kishte lënë për gjysmë punën që nga viti 1914, kur shpërtheu [[Lufta e Parë Botërore]]; rrjedhimisht në kufirin shtetëror shqiptaro-grek, të njohura kishin mbetur vetëm pika e fillimit, në Gjirin e Ftelês (Ftelésë) dhe ajo fundore, në Liqenin e Préspës. Kjo gjendje u kishte dhënë dorë shteteve fqinje që ta shndërronin shtetin shqiptar në përcëllìmë dhe në det gjaku shqiptarësh. Kësaj gjendjeje iu dha fund më 17 dhjetor 1920, kur Lidhja e Kombeve e pranoi shtetin shqiptar anëtar të saj. Duke përfituar nga ai rast, përfaqësia qeveritare shqiptare që ndodhej pranë Konferencës së Paqes në Paris, kërkoi nxitimthi “daljen e ushtrive të huaja jashtë viseve të brenda shtetit shqiptar”. Mbështetur në qenien tanimë anëtar të Lidhjes së Kombeve, Konferenca e Ambasadorëve ripohoi vendimet e saj të 12 dhjetorit 1912, të 22 marsit të vitit 1913 dhe të 17 dhjetorit të vitit.1913 mbi kurrizin e këtij shteti dhe menjëherë ngriti edhe komisionin përkatës, me gjeneral Enriko Telinin dhe anëtarë përfaqësitë e qeverive angleze, franceze e italiane. Pranë tij, me votë jo vendimmarrëse u njohën përfaqësitë e shtetit shqiptar dhe të atij grek.
 
== Ndarja e kufirit ==