Content deleted Content added
Faqe e re: Valiu ka qenë qeveritar i një vilajeti në shek.XVI-XVII dhe i një elajeti në shek.XVIII-XIX në Perandorinë Osmane. Deri në vitet ’30 të shek.XIX tokat shqiptare bënin pjes...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 5 shtator 2016 09:40

Valiu ka qenë qeveritar i një vilajeti në shek.XVI-XVII dhe i një elajeti në shek.XVIII-XIX në Perandorinë Osmane. Deri në vitet ’30 të shek.XIX tokat shqiptare bënin pjesë në elajetin e Rumelisë. Valiu ishte në elajet përfaqësuesi më i lartë i pushtetit qendror dhe kryekomandant i forcave të armatosura kur nuk caktohej një tjetër për punët ushtarake në kohë lufte. Këtë post si valiu i elajetit të Rumelisë e zunë më 1802-1803 Ali Pashë Tepelena dhe më 1804-1806 Ibrahim Pashë Bushatlliu. Nga vitet ’30 të shek.XIX me reformat e Tanzimatit dhe me ndarjen e elajetit të vjetër të Rumelisë në tri elajete më të vogla, valiu ishte vetëm përfaqësues më i lartë i pushtetit qendror në njërin nga elajetet. Me krijimin në vitet 1864-1868 të vilajeteve si njësia më e madhe administrative, valiu u vu në krye të secilit prej tyre.