Ndryshimi mes inspektimeve të "Luftërat e hebrenjve"

ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: Lufta e parë judease (66–73 pas Kr.), ishte e para nga tri kryengritje kundër romakëve. Lufta e dytë ishte lufta e Kitosit (115–117) që ndodhi kryesisht në diasporë, kurse l...)
 
Romakët reaguan duke emëruar Vespazian të birin, Titin në komandën e dytë si gjeneral që u përgjigjej për shtypjen e kryengritjes. Atij u dhënë katër legjione. Vespaziani filloi fushatën e tij duke pushtuar qytetet e Galilesë, duke përfshirë edhe Jotbatën ku Jozef Flavi (Josef ben Matitjahu) u dorëzua. Llogaritet që rreth 100.000 çifutë ose u masakruan ose u shitën si skllevër. Pas disfatës në Galile zelotët ikën për në Jerusalem. Brenda qytetit shpërtheu një përleshje ndërmjet fraksioneve të ndryshme si p.sh saducenjtë kundër zelotëve. Pas një reshtjeje kohëshkurtër Vespaziani u tërhoq në Romë, ku u emërua perandor i ri, dhe Titi u emërua kryekomandant më 69. Titi filloi rrethimin e Jerusalemit dhe më 70 e pushtoi qytetin. Titi u largua për në Romë dhe la legjionin X Fretensis për të pushtuar kalatë judease që mbetën. Kështjella e fundit që ra ishte Macada. Llogaritet që një milion judeas jane masakruar mërguar ose u shitën skllevër.
 
Kryengritja e Bar Kohbës ndodhi rreth 132–136 pas Kr., dhe filloi për shkak të gjendjes së tensionuar në Jude. Simon bar Kohba, udhëheqësi i kryengritjes, quhej nga të gjithë mesia që duhej të rikthenteer pavarësi kombetare. Të krishterët që nuk e pranonin Bar Kohbën si mesi u persekutuan egërsisht. Fillimisht ai pati sukses, por dy vjet më vonë perandori romak Hadriani mblodhi një forcë të madhe për të pushtuar vendin ( një e treta e mbarë ushtrisë romake!).
Ushtria romake përbëhej nga gjashtë legjione nën komandën e gjeneralit Sekst Juli Sever. Bar Kohba bëri një luftë guerilje dhe ndërtoi gjithkund një sistem tunelesh të ngjashme me tunelet e Viet-Kongut në Vjetnam. Më në fund romakët e shtypën kryengritjen më 136. Sipas historianit romak Cassius Dio, 580,000 judeasit vdiqën në këtë luftë të tretë, dhe mbarë Izraeli u shpopullua në një shkallë të paparë deri atëherë. Disa u vranë, disa vdiqën nga uria, kurse të tjerët u shitën skllevër. Humbjet romake ishin aq të madha saqë dy legjione u detyruan të çmobilizoheshin. Qendra e popullit u zhvendos në Galile, Bet Shan dhe Golan. Kalaja e fundit që ra ishte Betar, ku Bar Kohba bëri vetëvrasje. Judeasve u ndalohej të hynin në Jerusalem që u bë qytet pagan. Udhëheqesit fetarë e kryengritjes u vranë hapur në amfiteatrin e Cezaresë pas torturave të tmerrshme.
Anonymous user