Syri i kaltër, Delvinë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 8:
Një dragua që ndal ujin dhe rrëmben vajzat është i urryer, kurse fakti që syri i këtij dragoi të vrarë shndërrohet në burim jete sikur të çorienton emocionalisht duke shkrirë në një të vetme të mirën dhe të keqen. Megjithatë, kuptimi i kësaj legjende, si i shumë të tjerave të ngjashme me dragua, është i qartë. Ajo simbolizon përpjekjen e njeriut për të mposhtur të keqen, apo forcat e verbëra të natyrës dhe për t’i hapur rrugën jetës; por edhe varësinë e tij prej natyrës. Ne nisi parendo vincitor (nuk mund ta nënshtrosh veçse duke iu nënshtruar) thotë Bekoni për natyrën.
 
Syri i Kaltërt me gjithcka përreth tij është tamam një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës, luftës së njeriut për të mposhtur natyrën dhe njëherësh pandashmërinë e tij prej saj. Një tempull ku në vend të kolonave prej guri, rreth altarit (syrit), ngrihen rrepët e lartë qindravjeçare që e marrin fuqinë nga uji. Gjithcka aty përreth të imponohet me forcën e asaj që shpesh e quajmë “e shenjta” e cila herë shfaqet me magjinë e saj, herë me misterin dhe frikën që të ngjall, herë me respektin dhe madhështinë, por gjithmonë me forcën për të të përbashkuar me të tjerët. Ky vend është një nga më të bukurit në Europë, prandaj i rekomandohet gjithë turistëve nga e gjithë bota për një eksperiencë sa më të veçantë.