Bedri, Arabia Saudite: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Në muajin e bekuar të Ramazanit, përveç shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe Beteja e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në historinë islam...
 
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
Në muajin e bekuar të Ramazanit, përveç shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe Beteja e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në historinë islame. Ne për çdo vit e përkujtojmë Natën e Bedrit (Lejletul- Bedrin) të 16 Ramazanit të vitit 624 (viti i dytë hixhri). Në atë betejë mori pjesë edhe vetë [[Pejgamberi]] s.a.v.s. Ngjarja është zhvilluar në vendin e quajtur Bedër[1], në jugperëndim të Medinës, në largësi rreth 150 km².
 
Si shkak i betejës në Bedër konsiderohet dalja e Pejgamberit s.a.v.s., me një grup ashabësh (?) për të takuar karvanin e kurejshëve (?), i cili po kthehej nga Shami në Mekë. Nuk ishte planifikuar ndonjë përleshje me përmasa të mëdha. Kur merr vesh Ebu Sufjani, udhëheqësi i karvanit, kërkon ndihmë në Mekë dhe atij i përgjigjen rreth 1000 luftëtarë (prej tyre 500 me parzma, me 100 kuaj dhe rreth 700 deve). Pas tyre shkonin robëreshat dhe këngëtaret, të cilat, me dajre e këngë inkurajonin luftëtarët, po edhe ofendonin Islamin dhe myslimanët. Në anën tjetër, myslimanët ishin me armatim shumë më të dobët. Përveç kësaj, ishin edhe tri herë më pak në numër.