[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 45:
* '''''Rezistenca heroike e qafës Agrit.'''''
 
Si shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas edhe '''Vat Gjeloshi''' mori pjesë si shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas, në luftën e zhvilluar në “[[Beteja e Qafës së Agrit|Betejën e qafës së Agrit]]”, me 10 deri me 24-tër Korrik të vitit 1910-të, ku [[Dukagjini]] sfidoj të pathyeshmin Shefqet Tërgut Pasha. Për të mos lejuar futjen e forcave Turke në Shalë dhe Dukagjin, Malësort organizuan një mbrojtje përfekte, prej qafës së Valbonës nga qafa e Ndërmajës e deri në Malet e Toplanës, ku nyja kryesore e mbrojtjes u bë qafa e Agrit në pjesën jugore të saj.
 
Konkretisht luftëtarët vullnetarë të Abatit, me pjesmarrjen e shumë trimave të pamposhtur si; Vat Gjeloshi (Piniqi), [[Binak Vata]] (Pushimaj), Deli Prëka (Cukeli), Kolë Nika (Macaj), Çun Ujka (Gilaj), Coc Ndou (Lokthi), Deli Nika (Prroni), Martin Kola (Metushaj), Nik Shytani (Metushaj), Sokol Ndou (Koçeku), Ram Deli (Leraj), Cel Mirashi (Troja), Bal Nika (Arra), Vuksan Prëka (Mëkshi), Kol Pepa (Kuvëndi), Mark Alia (Shullani), Shytan Vuksani (Fusha), etj, s’bashku me lutëtarët nga [[Pecaj (Komuna Shalë)|Pecaj]], [[Nicaj-Shalë]], Lekaj, Vuksanaj dhe Pjolla ruajtën me vëndosmëri qafën e Ndërmajës. Luftëtarët e [[Gimaj]]ve, Nënmavrqit, Breg-Lumit, Lotajt dhe Planit n’zunë pritë në qafën e Agrit ''(të ndihmuem ma vonë nga luftëtarë të tjerë nga Abati dhe Pecajt)''. Luftëtarët e Shoshit me të tjerë dolën në jug-lindje të qafës së Agrit. Luftëtarët e [[Thethi]]t ruanin qafën e Pejës dhe të Valbonës, ndërsa luftëtarët e Toplanës dhe të Dushmanit ruanin qafën e Stërziqes deri në brigjet e lumit Drin. Fronti i luftës ishte i gjërë, rreth 10-12 km.