[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 40:
'''Aqif Blyta''' është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të [[Sanxhaku i Pazarit të Ri|Sanxhakut të Pazarit të Ri]] ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Aqif Blyta ka lindur në vitin 1887 në Pazarin e Ri në familjen Blyta, bir i Eminit dhe Jaldëzës. Ai ishte shqiptar dhe familja e tij ishte me prejardhje nga Gjakova. Duke qenë besimtar i devotshëm, ai e mori mbiemrin e gjyshit të tij Ahmeti, i cili kishte qenë në haxh, kishte marrë titullin haxhi, dhe kështu edhe rrodhi mbiemri Haxhiahmeti. Për ta komprometuar, emrin e familjes Blyta, lideri komunist i Pazarit, Ramiz Cërnishanin, ka shkruar: " Ai e mbajti mbiemrin e babait të tij Blyta, të cilin e vë në pah nga fillimi i pushtimit në vitin 1941 për t'u definu ar si shqiptar para pushtuesve gjerman ". Mandej regjistrohet dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake në Manastir. Në vitin 1913 u vendos në Turqi, kur edhe përfshihet nga Lufta e Parë Botërore. Si oficer aktiv në gradën e kapitenit, luftoi në anën ushtrinë turke gjatë Luftës së Parë Botërore. Sipas Zhivkoviq, fitoi Kryqin e hekurt gjerman të klasës së dytë për trimëri".<ref> Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë krzesotrekryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI , Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 145</ref>
 
Emini, babai i Aqifit, u kujdes qysh herët që i biri të vazhdojë mësimet në ndonjë shkollë, ngase shihte tek ai një lloj pjekurie e talenti të veçantë, një lloj ngazëllimi të madh përpara librave. Por, Pazarit të Ri gjatë viteve 1902-1903, i mungonin shkollat dhe sidomos ato shqipe. Është kjo arsyeja që Emin Blyta i jep disa mësime privatisht të birit duke e përgatitur për të vazhduar tutje shkollimin, larg shtëpisë. Aqifi dhjetëvjeçar u përball me një qytet të madh siç ishte Izmiri i Turqisë. Në Seneixhe të Izmirit ai vazhdoi shkollimin në Gjimnaz. I ngazëllyer me shqiptarët e shumtë që komandonin në ushtrinë turke, u regjistrua në shkollën ushtarake në Stamboll, mandej në Manastir, ku morri gradën nëntoger.
Rreshti 57:
Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të [[Mbretëria Serbo Kroate Sllovene|Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene]], përkatësisht të [[Mbretëria Jugosllave|Mbretërisë së Jugosllavisë]] (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i [[Ferat Draga|Ferhat Dragës]]; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.
 
Aqif Blyta pa dyshim është personaliteti dhe lideri më me ndikim i boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut në periudhën e Mbretërisë së SKS (1918−1829) dhe Mbretërisë së Jugosllavisë (1929−1941). Ai është një lloj fenomeni politik i kësaj periudhë kohore. Edhe atëherë kur veproi krejtësisht i pavarur pa asnjë parti që do të qëndronte prapa tij, dihej se në trevat e Dezhevës (Pazarit të Ri) dhe në atë të Senicës askush nuk mund të merrte votat e votuesve dhe zgjedhësve pa mbështetjen e Aqifit.<ref>Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë krzesotrekryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 146</ref>
Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për [[Turqia|Turqi]]. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga [[Beogradi]], ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar [[Hasë Rozhaja]] të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga [[çetnikët]] të cilët vinin nga [[Rashka]]. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej tërë Sanxhakun me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmen e njësive nga [[Rrafshnalta e Peshterrit|Peshteri]] dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovarë nën udhëheqjen e [[Shaban Polluzha]] arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.