[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 4:
Përpos Haxhi Ali Bektashit, tarikati duket të jetë ndikuar nga Hurufitë dhe Kalandaritë dhe besojmat shi'ite të Anadollit të shekullit të 15. Praktikat mistike dhe ritualet u renduan nga Ballëm Sulltani në shekullin e 16, kur shumë praktikat e veçanta të tarikatit morën formë.
 
Disa akademikë janë të mendimit se bektashizmi ka përzier koncepte Shi'i dhe Sunni[[Islami Synit|Synni]], megjithatë tarikat ka praktika dhe doktrina të veçanta. Përgjatë historisë, bektashijtë mbahen të kenë pasur ndikim si tek elita intelektuale osmane ashtu edhe tek fshatarësia.
 
== Besojma ==
[[Tarikati]] Bektashi është një tarikat [[Sufizmi|sufi]], që bashkëndan të njëjtat tipare me tarikatet e tjera duke pasur një nevojë për udhëheqje shpirtërore - i quajtur ''baba'' sipas bektashijve - si dhe doktrinën e "katër portave" që duhen tejshkuar: [[Sheriati#Kuptimi mistik|Sheriati]], Tarikati, Hakikati dhe Marifeti. Bektashizmi i jep vëmendje të veçantë ''Waḥdat al-Wujūd'' (Njësimit) të formuluar nga [[Ibn Arabi]], një formë panenteizmi kjo. Ka gjithashtu ndikime të mëdha nga Shi'izmi, me përnderim ndaj Aliut, Dymbëdhjetë Imamëve dhe ndërmendjen ritualore të [[Ashurja|Ashures]] në përkujtim të Betejës së Qerbelasë. Bektashijtë e çmojnë [[Nevruzi]]n si ditë të shenjtë.
 
Përmes ''Waḥdat al-Wujūd'' bektashijtë shohin realitetin e përfundëm në përmbajtjen e Hak-Muhammed-Aliut, të cilën nuk e cilësojnë një trinitet. Megjithatë ka praktika të tjera që kanë përngjasime me tradita të tjera, si vakti ritualor i të ngrënit (''muhabbet'') dhe rrëfimet e përvitshme të mëkateve tek një ''baba'' (''magfirat-i zunub''). Bektashijtë e mbështesin besimin dhe ritualet e tyre tek interpretimi dhe të kuptuarit e tyre joortodoks dhe mistik i [[Kurani|Kuranit]] dhe [[Sunneti|praktikave profetike]]. Ata nuk kanë doktrinë specifike të shkruar për këtë, kështu që kuptimësia dhe interpretimi mund të dallojë në varësi të mësuesit që e ka ushqyer. Bektashijtë përnderojnë mistikët sufi jashtë tarikatit të tyre, si Rumiu, Ibn Arabiu dhe El-Gazaliu që janë më të afërtit në shpirt me ta.
 
Bektashinjtë falen vetëm dy herë në ditë dhe faljen nuk e bëjnë detyrimisht me fytyrë nga Meka, nuk përkulen detyri-misht në gjunjë. Sikundër myslimanët e tjerë, shumica e bektashinjve nuk e hanë mishin e derrit, as nuk i prekin me dorë breshkat, qentë e gjarpërinjtë dhe, mbi të gjitha, nuk u afrohen lepujve. Disa bektashinj e pijnë alkoolin e madje, në disa teqe, rakinë e bëjnë vetë. Gratë e tyre marrin pjesë si të barabarta në ceremonitë e kuvendimet, diçka tjetër kjo që i skandalizon myslimanët tradicionalë e që në të kaluarën ka dhënë shkas për hamendje të forta e thashetheme për jetën dhe sjelljet brenda teqeve. Bektashinjtë nuk e kanë detyrim të mbajnë [[Ramazani|Ramazan]], por ata agjërojnë, ose të paktën nuk pijnë lëngje, gjatë periudhës së matemit, pra në dhjetë ditët e para të muajit Muharrem, gjatë të cilave përkujtohen vuajtjet dhe vdekja e imamit [[Hyseni|HuseinHysein]]. Pas matemit vjen festa e hashures (shih), gjatë së cilës hahet një ëmbëlsirë e bërë me grurë të rrahur, fruta të thata, arra dhe kanellë. Nga bektashinjtë shqiptarë kremtohet edhe Nevruzi, viti i ri persian dhe ditëlindja e imam Aliut.
 
== Hierarkia ==
Rreshti 58:
 
== Kultura kombëtare ==
Për ndikimin e bektashizmit mes shqiptarëve, studiuesit boshnjak Xhemal Qehajiq, kur thotë se: "Aspiratat nacionale të shqiptarëve jo vetëm që janë zhvilluar, por ato edhe kanë filluar nga celulat e bektashinjëve."<ref>Džemal Ćehajić: Bektašije i islam u Bosni i Hercegovini, Anali Gazi Husrev-begove biblioteke, lib.V-VI, Sarajevë, 1978, fq. 287, cituar sipas, [[Jashar Rexhepagiq]]: Dervishët dhe teqetë, në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth, Dukagjini, Pejë, 2003, fq. 233.</ref> Në kulturën e bektashinjve shqiptarë luajti rol edukativ libreci i Naim Frashërit, ''[[Fletore e Bektashinjet]]'', ku dhe propozoi për shqipërimin e titujve të gradave dhe mëtonte që bektashizmi të ishte baza konfesionale e kombit shqiptar.<ref>{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=M_yobI9adIQC&pg=PA186&lpg=PA186&dq=fletore+e+bektashinjet&source=bl&ots=FG9ZitbBf_&sig=nigDcOf8R7eKFlw18IlRlR9bLbM&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjl9sD5wqXcAhUJMewKHWwGBs8Q6AEITTAI#v=onepage&q=fletore%20e%20bektashinjet&f=false|title=Shi'i Islam and Identity: Religion, Politics and Change in the Global Muslim Community|last=Lloyd Ridgeon|first=Lloyd V. J. Ridgeon|publisher=I.B.Tauris|year=2012|isbn=9781848856493|location=|pages=186}}</ref>
 
Më 1941 në [[Roma|Romë]], [[Musine Kokalari]] në temën e mbrojtjes së diplomës mbi Naim Frashërin, i kushton vëmendje të veçantë doktrinës dhe ndikimit që kishte sjellë tek poeti ky tarikat.<ref>{{Cite book|url=http://fryma.blogspot.com/2013/04/naim-frasheri-bektashizmi-dhe_21.html|title=Intelektualët shqiptarë dhe bektashizmi|last=Leka|first=Arian|publisher=Flaka. - Nr. 6986|year=1-2 dhjetor 2001|isbn=|location=|pages=15}}</ref>