[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
 
Njëherë duke shetitur me shoqet e veta nëpër livadhin e lulëzuar, u duk para saj demi i artë me brirë të ndritur, u gjunjëzua përvuajtënisht para saj dhe me shikim e ftoi që të ulet në shpinën e tij. Posa veproi kështu, kërceu dhe u turr kah deti, u hudh në valë dhe me shpejtësinë e delfinit u nis kah perëndimi. Europa e trishtuar nuk u besonte syve të vet. Para demit doli karroca e artë me zotin Poseidon dhe me valët ia hapte rrugën. Pranë tyre notonin Nereidet, hyjneshat e detit dhe hyjnit e tjerë të detit si në përcjellje madhështore martesore. Në largësi u duk toka. Ishte ujëdhesa Kreta. Mu këtu Europa mësoi se rrëmbyesi i saj ishte vetë Zeusi, zoti suprem, i cili u shndërrua në dem për të depërtuar kështu deri tek ajo pa frikë se do ta vërejë Mera, gruaja e tij gjeloze. Në Kretë Europa ia lindi tre djemë: Minosin, i cili më vonë u bë mbret i Konsosit, Sarpedonin i cili u bë rnbret në Liki dhe Radamantin, i cili ishte i drejtë e i mençur dhe nuk u bë mbret. Siç i ka hije zotit Zeus, ai u kujdes për Europën megjithëmend. E rimartoi për Asterionin, mbretin e Kretës. U kujdes poashtu edhe që emri i saj mos të bie në harresë. Këtë emër e fitoi Kontinenti i ri - Evropa.
[[File:Al-Bass Arch Site P1010056.JPG|thumb|[[Tyre]] në [[(Liban)]] - vendlindja e Evropës]]
Miti për Europën është i lashtë. Në vetëdijen tonë në trajtën të cilën ia ka dhënë në shek. II para e.s. poeti helenistik, Mosho, e pastaj Ovidi. S'do mend se ka pësuar ndërrime të mëdha, për shembëll, Homeri ose Hesiodi nuk e njohin në këtë trajtë. Sipas metopave nga tempulli S në Selinunt nga gjysma e dytë e shek. VI para e.s. dhe sipas frizit në thesarin e sifniasve në Delfe, nga viti 525 para e.s., nuk mund të thuhet se baza e verzionit të saj tashmë u stabilizua plotësisht. Nga Gortina dhe Festi në Kretë dimë për monedhën e farkuar me figurën e Europës që nga shek. V para e.s. Pikturat në vaza me pamje nga ky mit janë shumë më të lashta (më e lashta, me siguri, nga vitet 540-520 para e.s., gjendet në vazën jone nga Etruria, dhe sot gjendet në Villa Giulia (Gjulia) në Romë). Në fillim të shekullit tonë ky mit bëhet objekt i kujdesit të veçantë të hulumtuesve. Anglezi Arthur Evans, i cili në vitet 1900-1935 depërtoi gati deri në fund të parahistorisë së Kretës dhe i solli në dritën e diellit dëshmitë, të cilat me të vërtetë pohojnë se në Kretë duhet kërkuar "nënën Evropë", d.m.th. fillimin e qytetërimit еuropian. Këtu zunë fillet e shkrimeve më të lashta evropiane, qytetet më të lashta evropiane në një shkallë të lakmueshme të qytetërimit dhe me siguri edhe shtetet më të lashta evropiane. Vallë, a janë fillet e kësaj kulture evropaine e cila e meriton këtë emërtim vërtet në Azi, (Në Azi në kuptim të antikës, kur me këtë emërtim kuptohej e tërë Lindja e Afërt me Egjiptin). Disa gjetje arkeologjike dëshmojnë për këtë, ndërsa të tjerat këtë e mohojnë. Shkencëtarët lidhur me këtë ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.