Diskutim:Artana: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Artana (Novo Berda)
 
Krenaria mesjetare dhe dëshmia e lashtësisë së civilizimit rajonal, sot qëndron e vetmuar dhe e fundit ne listën e komunave të Kosovës. Artana apo Novo Bërda siç është quajtur gjatë regjimit serb, si komunë është krijuar relativisht vonë. Por si vendbanim apo nëse është e drejtë të quhet qytet thuhet të ekzistoj që nga shekulli IX. Ndërtimi i vendbanimit dhe Kështjellës ka ndodhur diku mes shekullit IX dhe XII – atëherë kur në Ballkan sundonte pjesa lindore e perandorisë romake, Perandoria Bizantine. Pasuritë nëntokësore që dikur posedonte rajoni ku sot ekziston Artana ishin arsyeja kryesore e ngritjes së vendbanimit aty. Kjo kodër ishte mjaftë e pasur me ararë dhe argjent, vlera e të cilave i mundësuan Artanës famë gjith-evropiane dhe komoditet mbretëror. Thuhet se mineralet e Artanës gjatë mesjetës janë shitur në të gjitha qendrat tregëtare të evropësEvropës juglindore dhe azisëAzisë së vogël si Dubrovnik Shkup Stamboll dhe Venedik. Përveq të mirave materiale banorët e atëhershëm të Artanës përfituan edhe në mënyra të tjera nga kjo pasuri. Artana lidhej përmes rrugëve me të gjitha trevat tjera ballkanike, përmes të cilave tregëtarët e shumtë sillnin edhe shumë aspekte të kulturave tjera. Që në atë kohë Artana njihej si qytet kosmopolit, ku bashkëjetonin kultura dhe besime të ndryshme. Gjurmët e varrezave katolike dhe muslimane, kisha dhe xhamija janë ende prezente afër kalasë.
 
Komuna e Artanës është një komunë e vogël dhe e varfër qe në vitin 1990, është formuar për qëllime politike nga regjimi i Serbisë. Ajo shtrihet në pjesën lindore të Kosovës, në rrethin e Gjilanit. Pjesa më e madhe e territorit është kodrinore dhe malore me një sipërfaqe 92 km2. Në këtë komunë jetojne 4854 banore, nder te cilet 2200 jane shqiptare dhe 2441 serbe. Rreth 1000 banorë jane shpërngulur ne Sërbi; 200 banorë tjerë janë muslimanë, turq dhe romë, cka dmth se gati 50% jane shqiptare dhe 50% sërbe. Banoret e komunës jane te shpërndare në 14 fshatra dhe lagje. Kjo komunë më tepër njihet si vendbanim rural.
Return to "Artana" page.