Naim Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
i ke ngaterruar sepse je po i njejti palle kari qe te kam lene
Rreshti 49:
Një vit pas vdekjes së Naimit, [[Faik Konica|Konica]] shkroi artikullin "Naim H. bej Frashëri" botuar tek e përkohshmja Albania në Bruksel. Po atë vit në [[Sofja|Sofie]], nipi i Naimit, [[Mid'hat bej Frashëri|Midhat bej Frashëri]] me nofkën ''Mali Kokojka'' shkroi artikullin "Naim Be Frashëri". Më 1925 në një libër të botuar nga studentët shqiptarë të [[Vjena|Vjenës]] titulluar "''Naim Frashërit, vjershëtorit dhe 'edukatorit kombëtar''", [[Norbert Jokl]] në shkrimin e tij "''Naim Be Frashëri dhe pasunimi i gjuhës shqipe"'' jep idenë e ndikimit të ideve të dijetarit gjerman, Leibniz.<ref>{{Cite book|title=Naim Frashëri, bektashizmi dhe kombëtarizmi|last=Uçi|first=Alfred|publisher=Manifestimi Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit"|year=2002|location=Tetovë}}</ref>
 
Për [[Eqrem Çabej]]n Naimi është përfaqësuesi i romantizmit në letrat shqipe, i ndikuar nga kultura frënge, ai lavdëron Voltaire dhe Rousseau te ''Istori e Skënderbeut'' si lajmësit e ideve të reja. Gjurmët e poezisë popullore tek ai janë fare të imta, ndonjë mënyrë të thëni popullore, imitimi i stilit të përrallave në ndonjë vend të ''Qerbelasë'' dhe te ''Istori e Skënderbeut''. Ndryshe nga Samiu që bashkëpunoi në reformën gjuhësore turke, Naimi u vu në shërbim të gjuhës amtare. Për Çabejn, Naimi duke qenë romantik është natyrë religjioze dhe e kultivoi në vepërsinë e tij tek veprat "Qerbelaja", "Fletorja e Bektashive"; por gjithashtu ai "ishte fis me Orientin; ai rron në të, është i saj", ku me ''Tehajjulat'' tregoi se sa i regjur ishte me letrat perse.<ref>{{Cite book|title=Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes|last=Çabej|first=Eqrem|publisher=Çabej|year=2006|isbn=99927-33-72-1|location=Tiranë|pages=104-111}}</ref> Sipas studjuesve, me shumë gjasë Naimi kishte kënduar edhe [[Xhelaledin Rumi|Rumiun]], duke qenë se gjehen gjurmë të botëkuptimeve dhe ndikime të veprave të tij në opusin naimian.<ref>Abdullah Rexhepi, ''Naim Frashëri dhe kodi letrar persian: Gjurmë të Mevlana Rumiut në poezinë e Naim Frashërit'', ligjeratë në konferencën "The XXXIII International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture".</ref>
 
Duke qenë se rreth 30 vjet të jetës i kaloi në Shqipëri, Naimi e kuptoi mirë traditën historike, kulturore dhe kombëtare në përgjithësi kurse letërsinë popullore në veçanti.<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=18}}</ref> Ndikimi i poezisë popullore në veprën e Naimit është i përvetësuar dhe shtrihet edhe në fushë të mjeteve stilistike, në fushë të strukturës rrokjesore e ritmike të vargut dhe në fushë të botëpërjetimit. Një sërë figurash në veprën e tij janë me prejardhje folklorike, në radhë të parë krahasimet.<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=22}}</ref> Në poemën heroike [[Istori e Skënderbeut]], Naimi futi shpesh figura të mitologjisë popullore ilire dhe shqiptare. Ai përdori dragojt, hijet, kuçedrat, lugetërit, shtrigat, zanat, të Bukurën e Dheut e të tjera. Në këngën VII të Istori e Skënderbeut, E Bukura e Dheut e uron Skënderbeun për fitoren e tij<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=26-27}}</ref>:
 
'':Dolli e Bukur e Dheut/ Sy-larush e qafë-gjata,/ iu qas, i tha Skënderbeut/ Të lumtë dora dhe shpata''.
Sipas studjuesve, me shumë gjasë Naimi kishte kënduar edhe [[Xhelaledin Rumi|Rumiun]], duke qenë se gjehen gjurmë të botëkuptimeve dhe ndikime të veprave të tij në opusin naimian.<ref>Abdullah Rexhepi, ''Naim Frashëri dhe kodi letrar persian: Gjurmë të Mevlana Rumiut në poezinë e Naim Frashërit'', ligjeratë në konferencën "The XXXIII International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture".</ref>
 
== Trashëgimia ==