[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Debar vo 2010 (5).JPG|parapamje|300px|Bustet e Said Najdenit dhe [[Josif Bageri]]t në [[Dibër]]]]
'''Islam Said Najdeni''' ([[Dibër]], [[1864]] - [[21 nëntor]] [[1903]]) i njohur edhe si '''Hoxhë Voka''' ose ''Vokrri'' qe [[hoxhë]], arsimtar dhe veprimtar i çështjes shqiptare. Sait Najdeni është një nga atdhetarët më të shquar të trevës së Dibrës . Ndërroi jetë në 1903 nga tuberkulozi . Veprimtaria e tij iu dedikua lirimit nga zgjedha otomane[[Perandoria Osmane|osmane]] dhe çeljes së shkollave shqipe . Ka vuajtur persekutime nga pushtuesit dhe ishte shok e koleg me personalitete si [[Ismail Qemali]] , [[Rexhep Pashë Mati]] , [[Dervish Hima]] , Hamdi Ohri , [[Vehbi Dibra]] , [[Ibrahim Temo ]], [[Shahin Kolonja]] , Josif Bagerit dhe [[Frashërllinjtë#Sulejmanbellinjtë|vllezërve Frashëri ]]. Ishte simpatik dhe i besueshëm në popull . Në Muzeun Historik Kombtar ruhet një flamur me shqiponjë dykrenare të realizuar nga Sait Najdeni kur ishte në burg . Mbesa e tij Meriban Najdeni është kolege e studjuesit [[Dhimitër Antoni]] në Drejtorinë e Përgjithsme të Arkivave Shtetëror
 
== Jeta ==
Lindi në Shehër të Dibrës, i biri i Islamit dhe Esma Najdenit. I ati zejtar me të parë që kreu shkëlqyeshëm shkollimin në vendlindje më 1882, e dërgoi në [[Stambolli|Stamboll]] ku ndoqi studimet e larta teologjike në [[medrese]]n "Hajdar Pasha"<ref>Hysa M, "Alamiada shqiptare" v. I, Logos-A, Shkup 2000, f.44.</ref>.
 
Njihet me parinë atdhetare të shqiptarëve në kryeqytetin perandorak, [[Sami Frashëri|Shemsedin Saminë]], [[Naim Frashëri|Naim bej Frashërin]] dhe [[Ismail Qemali|Ismail KemalQemal bej Vlorën]]. I ndërgjegjësuar për gjendjen e atdheut nën hyqmin e otomanëve[[Osmanllinjtë|osmanëve]], më 1888 mbaron shkollën dhe kthehet në atdhe me një sasi abetaresh të shtypura nga [[Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip|Shoqëria e Stambollit]]. Jep mësim gjuhën shqipe më ato abetare në Dibër po atë vit<ref>Hysa M., ''Said Najdeni-Hoxhë Voka, veprimtar i Lëvizjes dhe Rilindjes Kombëtare'', Harper Woods: Albanian Islamic Center, 1992, f.3-5.</ref>. Veprimtarinë e tij e shtriu jo vetëm në Shehër edhe në krahinë: në Gollobordë, në Grykë të Vogël, në [[Bllacë (Bulqizë)|Bllacë]], në [[Maqellara|Maqellarë]], në [[Brezhdani|Brezhdan]], në [[Dohoshishti|Dohoshisht]] e shumë fshatra të tjerë të Dibrës. Djalëria që mori mësim ndër tregtizat e pazarit të Shehrit më 1888 do ta ndihmonte për të shpërndarë kumtin e zgjimit kombëtar me abetaret që Hoxhë Voka i merrte nga Stambolla<ref>[[Drita (gazetë)|Gazeta  “Drita”]] e Sofjes 1903, nr. 2, 32/21, vjeshtë e tretë.</ref>.
 
Autoritetet [[Turqit|turke]] në vitin 1895 duke parë aktivitetin e Saidit e arrestoi atë dhe e internoi në [[Edrene]]<ref name=":0">M.H.D, Said Najdeni, (Hoxhë Voka), Fondi XII/1, Dosje patriotësh, Dosja, nr. 495.</ref>. Pas kthimit në Dibër, Said Najdeni së bashku me nxënësit e tij: Shaqir Daci, Shyqyri Qoku, Kadri Fishta, Hamdi Ohri, Nazif Sharofi, Hajdar Varvarica etj., në vitin 1896 organizuan brenda në Shehër (Dibër), në shtëpinë e Abdullah Manjanit, një kurs të fshehtë për mësimin e shkrimin shqip. Ky kurs dokumentohet si i pari kurs shqip në trevën e Dibrës<ref>M.H.D, Dorëshkrim, [[Haki Stërmilli]], “Dibra në prag të historisë”, Tiranë, 1940, f. 39.</ref>. Internohet sërish në Edrene atë vit dhe lirohet më 1897 dhe u kthye në atdhe ku propagandoi në [[Ohër]], [[Strugë]] e [[Elbasani|Elbasan]] nevojën për shkolla shqipe<ref>Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tiranë, 1972, f. 43.</ref>. Lidhje të vazhdueshme u mbajtën sidomos me shoqëritë shqiptare “Dituria” të Bukureshtit dhe “Dëshira” të Sofjes, me Kosovën dhe me Shqipërinë e Mesme nga vinin në Dibër abetare e libra shqip të rilindasve. Në Dibër u përhap në këtë kohë “Abetarja” e Sami Frashërit me të cilën raportonte konsulli austro-hungarez, A. Kral në Manastir: “Mësuan të shkruanin në gjuhën shqipe qindra dibranë. Deri në vitin 1899, kishin mësuar të shkruajnë e të lexojnë shqip më shumë se 300 dibranë”<ref>Myziri H.,  “Shkollat e para kombëtare shqipe”, Tiranë, 1978, f. 141.</ref>.
 
Sipas praktikës së përdorur për të urtuar njerëzit që mësynin nga ngritja e ndërgjegjes kombëtare, iu ofruan zyra në administratë dhe të qenit pedagog në medresen "Sulltan Ahmet" në Stamboll. Duke gjykuar toskërishten si të zorshme për dibranët e tij, Hoxhë Voka boton në Sofie "Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht" dhe tekstin fetar "Ferrëfenja [[mysliman]]e" më 1900 në shtypshkronjën "Mbrothësia" të [[Kristo Luarasi|K. Luarasit]]<ref>Vozga R., "[http://www.bksh.al/Libri%201555-1912.pdf Libri Shqip 1555-1915]", Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 200 ─ ISBN 978-99927-731-7-8.</ref>.