[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
 
Rreshti 5:
U lind në [[Ulqin]] rreth vitit [[1569]], por origjinën e kishte nga [[Arbëreshët|shqiptarët e Kalabrisë]]. Në vitet [[1587]]-[[1593]] kreu shërbimin ushtarak në Forcat Detare osmane. Gjatë viteve [[1594]]-[[1597]], vazhdoi studimet në shkollën ushtarake të Detarisë në [[Stamboll]]. Disa vite shërbeu në Flotën Detare Ushtarake të [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] në [[Mesdhe]]. Në ato kohë Mesdheu rrihej kryq e tërthor nga [[piratët]] e huaj: [[italianët|italianë]], [[grekët|grekë]], [[portugezët|portugezë]], [[spanjollët|spanjollë]] e [[francezët|francezë]] që popullli i njihte me emrin ''“frëngj”''. Pikërisht të njëjtën gjë rrëfen edhe misionari [[italian]] ''De Camilis'', udhëtues në brigjet tona e gati në gjithë [[Mesdheu]]n. ''“Gjatë udhëtimit tim në këto vise nuk hasa pengesa , megjithëse Deti Mesdhe gjatë asaj kohe ishte plot me piratë”'' - do të shkruante ai, për udhëtimin e tij në brigjet tona. Bëhet fjalë për vitin [[1668]], kur ''[[De Camilis]]'' udhëtoi nga [[Italia]] për në [[Dhërmiu|Dhërmi]] e [[Himarë]], ku edhe shërbeu si misionar.
 
Në vitet [[1609]]-[[1624]], në [[Gadishulli i Karaburunit (Shqipëri)|gadishullin e Karaburunit]], Haxhi Aliu u vendos së bashku me te birin dhe dy testana (anije me vela), që përdoreshin nga detarët [[shqiptarë]] në [[shekulli XVI|shekujt XVI]]-[[Shekulli XVIII|XVIII]]. Luftoi kundër [[Ushtria franceze|Ushtrisë franceze]] e [[venecianët|veneciane]] që kërkonin zotërimin e brigjeve të [[Adriatiku]]t e [[Joni]]t. Në të dy anët e [[Karaburuni]]t, Haxhi Aliu bashkëpunoi me kapedanët himariotë të [[deti]]t dhe me barinjtë vendas kundër piratëve të huaj që sulmonin këto brigje. Pylli i Karaburunit ishte furnizuesi i [[Haxhi Aliu]]t Aliut me lëndë druri për ndërtimin e anijeve luftarake, anije, të cilat me veprimtarinë e tyre ishin përqendruar kryesisht në mezokanal. Sipas gojëdhënave, Haxhi Aliu me anijet e tij të shpejta rrihte brigjet veriore të [[Afrika|Afrikës]] deri në [[Egjipti|Misir]] e [[Spanja|Spanjë]].
 
Rreth viteve [[1623]]-[[1624]], në brigjet e [[Otranto]]s u ndesh me anijet e [[Republika e Venedikut|Venedikut]] dhe të [[Anglia|Anglisë]], në një ekspeditë ushtarake të pabarabartë, e cila kishte për qëllim eleminimin e të gjithë piratëve nga brigjet e Mesdheut. Megjithëse ata ishin të shumtë e të pajisur me mjete të fuqishme lundrimi, Haxhi Aliu u rezistoi dhe ata nuk arritën ta thyenin apo ta zinin rob. Kjo qëndrese ndaj një fuqie të tillë u përhap gojarisht brez pas brezi. Pleqtë tregonin se shumë shtete e ndiqnin për ta vrarë këtë pirat dhe shoket e tij. Çdo dimër në Ulqin e [[Tivar]] bëheshin kaq dasma, martoheshin kaq vajza të varfra me ndihmën e Haxhi Aliut.