[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v rregullim
 
Rreshti 29:
 
== Biografia ==
Abdylmexhiti II lindi në [[PallatiSaraji Dolmabahçei Dolmabahçes|Pallatin Dolmabahçe]], [[Beşiktaş]], te prindërit Sulltan [[Abdyl Aziz]] dhe [[Hayranidil Kadın]]. Ai ishte vëllai më i ri i plotë i [[Nazime Sulltan]].
 
Në përputhje me zakonin e vonë osman, Abdylmexhiti ishte i mbyllur në pallat deri sa ishte 40 vjeç. Më 4 korrik 1918, kushëriri i tij i parë [[Mehmeti VI]] u bë sulltan dhe Abdylmexhiti u emërua Princ i Kurorës. Kur kushëriri i tij u rrëzua më 1 nëntor 1922, [[Prishja e Perandorisë Osmane|Sulltanati Osman]] u shfuqizua. Por më 19 nëntor 1922, Princi i Kurorës u zgjodh kalif nga [[Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë|Asambleja Kombëtare Turke]] në [[Ankaraja|Ankara]]. Ai u vendos në [[Kostandinopoja|Stamboll]] më 24 nëntor 1922.
 
Më 3 mars 1924, gjashtë muaj pas themelimit të Republikës Turke nga [[Mustafa Qemal Ataturku|Qemal Atatyrk]], [[hilafeti]] osman [[Shfuqizimi i Hilafetit|u shfuqizua]] dhe [[dinastia osmane]] u rrëzua dhe u dëbua nga [[Turqia]].
 
Abdylmexhitit iu dha titulli i Gjeneralit në [[Ushtria osmane|Ushtrinë Osmane]], por nuk kishte prirje të forta ushtarake. Ai kishte një rol më domethënës si Kryetar i Shoqatës së Artistëve Osmanë.