[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
Ameba e zakonshme nuk ka formë të caktuar. Në çdo moment në pjesët e ndryshme të trupit të saj dalin zgjatime të protoplazmës, të cilat quhen '''pseudopode (këmbë të rreme)''', që formohen nga protoplazma. Ameba lëviz me anë të këtyre këmbëve. Në ndërkohë disa këmbë zhduken, kurse të tjerat krijohen vazhdimisht dhe kështu ameba zvarritet shumë ngadalë.
'''Ndërtmi''' - Trupi i amebës së zakondshme përbëhet nga një qelizë e vetme. Është në formë të një mase protoplazmatike, në brendi të së cilës ndodhen bërthama me formë të rrumbullakët, vakuola ekskretuese (tajitëse) dhe vakuola e tretjes.
Ameba merr frymë, është e ndieshme dhe shumohet. Në ujërat amullë ndodhen me shumicë alga njëqelizore dhe bakterie, të cilat njëherëzazi përbëjnë ushqimin e amebës. Gjahun ajo e kap në fillim me anë të pseudopodeve e pastaj e fut brenda në protoplazëm. Më vonë përreth algës ose bakteries së futur brrenda grumbullohet një lëng tretës. Në këtë mënyrë formohet vakuola e tretjes, ku tretet ushqimi dhe thithet nga protoplazma. Mbeturinat e patretura që paraqesin lëndë të panevojshme grumbullohen në vakuolën e tajitjes. Kjo vakuolë kohë pas kohe tkurret, duke nxjerrë jashtë ujin së bashku me lëndët e panevojshme. Frymëmarrjen ameba e bën me tërë sipërfaqen e trupit. Për të vërtetuar bëjmë këtë provë: po të hedhim pak kripë në pikën e ujit, ku ndodhet ameba, kur kripa shpërndahet në gjithë ujin, do të vërejmë se ameba do të mbledhë, shkallë-shkallë, pseudopodet e do të bëhet në formë topthi.
 
[[category:Biologji]]