Kamus al alam: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Vepra më e rëndësishme dhe njëkohësisht më voluminoze e Sami Frashërit është Kamus al-a’lam. Është enciklopedi historiko-gjeografike në gjashtë vëllime me gjithsej 4830 fa...
 
No edit summary
Rreshti 5:
Autori më poshtë jep sqarimet lidhur me parimin e punës, respektivisht vë në pah rrugën si ka vepruar me emrat e vendeve a të përsonave, të cilëve alfabeti osman nuk u përshtatet për interpretim të drejtë. Emrat e këtillë, përveq me shkronja [[arabe]], i dha në kllapa ose pa to edhe me shkrim [[latin]].
 
'''Në vëllimin e parë''' është përfshirë shkronja alif. Këtu janë përshkruar vendet e personalitete të ndryshme të botës, të cilët në enciklopedi aleksione të tjera, me alfabet latin a qirilik, gjenden nën shkronjat [[A]], [[I]] dhe [[E]]. Vëllimin e parë Samiu e fillon me Aa që në gjuhën kelte do të thotë ujë, dhe Ab që gjithashtu në gjuhen perse do të thotë ujë. Në këtë vend ai përshkruan edhe disa lumenjë të botës, emri i të cilëve paraqet një kompozitë të formuar me anë të fjalës ujë dhe ndonjë emri tjetër, si: [[Penxhab]], Mergab, etj. Dhe përfundon me Ahvas Abdullah poet arab i njohur si poet satirik.
 
'''Vëllimi i dytë''' vazhdon me shkronjën alif. Këtu gjenden emrat që fillojnë me [[U]], [[O]] dhe [[Y]], si: Uskotët, [[Ulqini]], Ostrogotët, Orikumi etj. Ky vëllim përfundon me shkronjën P. Këtu është eshe për vendet: [[Iliria]], [[Berati]], [[Beogradi]], [[Peja]], [[Prishtina]], [[Presheva]] etj.
 
'''Vëllimi i tretë''' fillon me shkronjën [[T]] dhe vazhdon deri te shkronja [[R]]. Këtu përshkruhet: [[Tërgovishta]], [[Tirana]], [[Durrësi]], [[Dishnica]], [[Rioli]] etj. Dhe përfundon me përshkrimin e një krahine të Argjentinës.
 
'''Vëllimi i katërt''' përmban shkronjat Z deri me shkronjën A, në të cilën përshkruhet edhe: [[Zagora]], [[Zadrima]], Semerkandi, Shijaku, [[Toskëria]], Dangëllia etj.
 
'''Vëllimi i pestë''' vazhdon me shkronjën A, pas së cilës vijojnë shkronjat deri te L. Në vëllimin e pestë janë përshkruar: [[Kaçaniku]], [[Kavaja]], [[Kosova]], [[Kolonja]], [[Kërçova]], Kraja, [[Tetova]], (Kalkandelen), [[Frashëri]], Fillati, [[Korça]], Lutfi Pasha dhe shumë vende e personalitete të tjera të rendësishme. Ky vëllim mbyllet me përshkrimin e lumit Loire në Francë, po shkronja [[L]] do të vazhdojë edhe në vëllimin e gjashtë.
 
'''Vëllimi i gjashtë''' vazhdon me shkronjën L e deri me shkronjën e fundit J. Me këtë shkronjë përfundon Kamus al-a’lam. Në këtë vëllim, përveç tjerash, janë përshkruar edhe [[Luma]], [[Lushnja]], [[Manastiri]], [[Myzeqeja]], [[Mirëdita]], [[Novo Brdo]], Nikshiqi, Mosulu, [[Vlora]], Vefik Pasha, [[Novi Pazari]], [[Janina]] etj.