Miniera e Trepçës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 19:
Rajoni i Trepçës ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj e të vendit shumë kohë përpara jo vetëm për interesin që paraqiste për mineral mbajtjen, por edhe për ndërtimin e tij gjeologjik.
 
Miniera e Stantërgut ka origjinë antike, më intensivisht është nxjerrë [[xehe]] në shekullin XIII-të dhe XIV-të. Kompania angleze Selection Trust Ltd. eksploroi e hapi dhe shfrytëzoi minierën nga vitet [[1926]] e deri [[1941]]. Në vitin [[1930]], më [[16 tetor]] ka filluar veprimtarin prodhuese me një kapacitet 500 t në ditë. Në vitin [[1932]] prodhimi ngritet në 2000 t për ditë.
 
Koncentrati është eksportuar në Evropë deri në vitin [[1938]]. Këtë vit fillon aktivitetin shkritorja e plumbit në Zveçan me prodhimtari prej 28.000 t plumb për vit. Aktivitetet minerare dhe metalurgjike vazhdojnë edhe gjatë Luftës se Dytë Botërore por me një rënie në prodhimtari. Xehja është transportuar përmes transportit me teleferik ajror deri tek flotacioni dhe shkritorja në Zveçan. Flotacioni i ri është ndërtuar me [[1983]] në Tunelin e Parë kur edhe fillon punën në prodhimin e koncentratit.