Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:AAK_logo.jpg]]
 
 
'''Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës''' ([[shk.]]: '''AAK''') është një parti politike nga [[Kosova]] formuar në vitin [[2000]] nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike. Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin [[2001]], dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit [[2001]], për zgjedhjet komunale në vitin [[2002]], AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion. Shumë nga anëtarët e partisë janë ish-pjesëtarë të [[Ushtria Çlirimtare e Kosovës|UÇK-së]], dhe atdhetarë. AAK-ja është një parti proevropiane që punon për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe multietnike. Dallohet për numrin e madh të grave dhe të të rinjve në radhët e saj. Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë (edhe gjatë qëndrimit në burgun e Hagës) dhe është [[Ramush Haradinaj]]. Ka më së shumti mbështetës në Rrafshin e [[Dukagjini]]t, në qytetet [[Pejë]], [[Deçan]] dhe [[Gjakovë]].
AAK-ja deri në gjysmen e parë të vitit 2008 ka pasur sistem parlamentar të zgjedhjeve partiake,ndërsa nga gjysma e dytë e vitit 2008 ka ndrysuar pjesërisht statutin e saj duke futur sistemin presidencial të zgjedhjeve partiake në të gjitha nivelet partiake dhe duke iu përshtatur kështu rethanave në sistemin zgjedhor të Kosoves.