[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 27:
 
Gjurmë të pashlyera në historinë e fshatit kanë lënë ngjarjet e viteve [[1913]]-[[1916]]. Pa u konsoliduar shteti i porsaformuar më [[28 nëntor]] [[1912]] në [[Vlora|Vlorë]], filloi lufta Ballkanike, e cila preku drejtpërdrejtë edhe Fterrën.
Në maj 1913 ushtarë [[grekë]] erdhën në Fterrë e bene dhe [[masakra]]. Kjo i detyroi banorët të mërgonin ku të mundnin, shumica shkuan në [[Lumin e Vlorës]] dhe dimri i vitit 1913-1914 ka qenë një nga periudhat më të vështira. Në vitin 1913 Nuredin Kofina, Shaqo Mita, Xhafer e Jashar Mato, Veip Mero, Haxhi Gjoni e Mato Dusha e ndoqën armikun deri ne Janinë.
 
Në vitet 1914 [[Greqia]] sulmoi [[Korça|Korçë]]n e [[Gjirokastra|Gjirokastr]]ën. Me ta u bashkuan dhe disa shqiptarë të Himarës, që i ranë të parët Fterrës me qellim qe ta djegin e ta shfarrosin krejt. Në keto sulme ata vranë Adem e Muço Gjonin, Zeno Gjonin, Habil Dhulin, Lame Mehmetin, Muço Maton, Mato Zhupën. Populli emigroi Lumit të Vlorës, ku ca nga të ftohtit, ca nga uria, ca nga semindjet, u gjymtuan rendë me njerëz e mall.
 
Në pranverën e 1914-tës burrat e fshatit, të organizuar në çeta, së bashku me çetat e tjera arritën të përzënë ushtarët grekë dhe u rikthyen në fshat. Rindërtuan shtëpitë e djegura. Në vjeshtë të vitit 1916, fshati ishte ripërtërirë dhe arriti të hapë shkollën fillore në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], me mësues Selim Gjonikë.
Pas katër vitesh zhvillohet [[Lufta e Vlorës]] (1920). Çeta e fshatit, me mbi 40 luftëtarë, nën komandën e Xhafer Shehut, u rreshtua në luftë kundër forcave italiane dhe së bashku me gjithë luftëtarët e tjerë të Labërisë, arritën të çlirojnë Vlorën.
Më 1924, fterriotët mbështesin [[Qeverinë e [[Noli]]t]]. Demokratë si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokë, për përkrahjen që i dhanë qeverisë së re, internohen me vone në Krujë dhe Gjirokastër.
Gjatë viteve 1925-1939 me vendosjen e [[Republikë]]s e më pas të [[Mbretëri]]së, në jetën e fshatit u bënë më përcaktuese kushtet gjeografike. Ekonomia e përzier karakterizonte çdo familje - blegtori, bujqësi, frutikulturë. Po asnjë prej tyre nuk arrinte të siguronte bukën e vitit. Pati familje që zgjeruan tokën bujqësore lart ne male e kullota, duke mbjellë në Fushë të Zhulit, në Galisht, Rrëmullë e Fonicë, por rendimenti ishte shumë i ulët. Hera herës nuk arrinin të merrnin as farën. Kishte dhe pak familje që u shquan si blegtorë (Zhupajt, Gjonajt, Dhulajt) duke krijuar kope të mëdha me dhën. Kriza e viteve 1933-36, preku edhe fshatin Fterrë. Në këto kushte shumë burra të fshatit mërguan në qytet duke bërë punë krahu, por edhe për të gjetur nëpunësi, si mësues, xhandar dhe hoxhë. Disa të rinj ndoqën studimet e mesme në [[Normalen e [[Elbasani]]t]], në [[Gjimnazin e Gjirokastrës]] e të Tiranës, etj. dhe formuan brezin e parë të intelektualëve me arsim të mesëm.