[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 11:
Kontributi patriotik i Vrionasve dendësohet me [[Mehmet Ali Pashë Vrioni]]n, i cili qe anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, i Komitetit të Janinës, i Shoqërisë së Stambollit dhe përfundimisht Nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit [[1878]], anëtar i të cilës ish dhe [[Omer Pashë Vrioni]]. Më vonë [[Ilias Bej Vrioni]] dhe [[Sami Bej Vrioni]] ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar [[28 Nëntor]] [[1912]]. Në ditët e errëta të Luftës së Parë Botërore, ndërsa trojet shqiptare qenë të pushtuara nga të gjitha anët, [[Sami Bej Vrioni]] dhe [[Qemal Bej Vrioni]], do të tentonin të gjenin shpëtim në Kongresin e Durrësit në Dhjetor 1918, tek i cili qenë të dy delegatë përfaqësues së [[Berat]]it. Sërish më 1920 [[Ilias Bej Vrioni]], ish kryetar i ''Shoqatës Bashkimi'', do të udhëhiqte delegatët e [[Berat]]it për në Kongresin e [[Lushnjë]]s, ndër të cilët edhe [[Hysen Bej Vrioni]]n, kongres i cili përforcoi themelet e shtetit të ri shqiptar.
 
Ndërkaq, aktiviteti i Vrionasve nuk ish vetëm politik, por edhe kulturor. [[Nyzhet Bej Vrioni]], anëtar i ''Shoqatës Bashkimi'' dhe delegat në ''Kongresin e Triestes'' [[1913]], do të merte pjesë gjithashtu si delegat në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] më [[1908]]. Punën e tij për çështjen e gjuhës shqipe do ta ndiqte më pas [[Kahreman Pashë Vrioni]] si delegat në Kongresin e [[Elbasan]]it në Shtator [[1909]], i cili pregatiti hapjen e Normales së [[Elbasan]]it, shkollë për të cilën Vrionasit dhanë kontribut të vyer fianciar dhe pedagogjik. Shkolla e parë shqipe në Berat u financua kryesisht nga [[Nyzhet Bej Vrioni]] dhe [[Kahreman Pashë Vrioni]].
 
Ndër pasuritë kulturore që Vrionasit i lanë shqiptarëve qe dhe themelimi i qytetit të [[Fier]]it më [[1864]], vepër kjo e nisur nga [[Omer Pashë Vrioni]] me ndihmën e një arkitekti frëng, të cilit historia e trazuar e [[Shqipëri]]së nuk ia ruajti dot emrin, dhe e vazhduar nga i biri, [[Kahreman Pashë Vrioni]].
 
Me ardhjen në pushtet të regjimit diktatorial, pas Luftës së Dytë Botërore, Vrionasit u stigmatizuan nga ideologët e luftës së klasave si simbol i tradhëtarëve e kombit dhe i armiqve të klasës. Për katër dekada rresht në të gjitha tekstet shkollore Vrionasit u lakuan si gjakëpirësit e popullit dhe bashkëpunëtorët e të gjithë armiqve të kombit shqiptar ndër shekuj, duke u kthyer kështu në armikun ideal të regjimit diktatorial.
Rreshti 19:
Shteti i diktaturës shpronësoi dhe shtetëzoi të gjitha pronat e Vrionasve dhe shkatërroi shumëçka nga trashëgimia e tyre kulturore, përfshi dhe Sarajet historike të Beratit më 1947, nga të cilat ruhet vëtëm pavijoni i ku u zhvillua Konferenca e Beratit në Maj [[1944]]. Terrori i diktaturës ekzekutoi me varje dhe pushkatim, burgosi dhe internoi në kampe përqendrimi e kampe pune të detyruar gati të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët janë padyshim më të shumtë se emrat e sipërpërmendur. Në pamundësi për t'i përmendur të gjithë, citojmë vetëm disa raste tipike:
 
Më 1946, eshtrat e [[Ilias Bej Vrioni]]t, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum. Më 1947, [[Sami Bej Vrioni]], nënshkruesi tjetrër i Deklaratës së Pavarësisë, vdiq nën tortura. [[Qemal Bej Vrioni]] u ekzekutua më 1950 ndërsa [[Izedin Bej Vrioni]] më 1945. [[Kahreman Pashë Vrioni]] vdes në rretahna të panjohura më 1955. [[Nermin Vrioni]] vdiq në gjendje demence e pastrehë. [[Irfan Bej Vrioni]] denohet me burgim të përjetshëm, ndëkaq që [[Jusuf Vrioni]] denohet me 15 vite burgim.
 
==Kontributi Patriotik i Vrionasve==