[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Teoria e fijeve''' ''([[Anglisht|ang.]] string theory)'' është teori në [[fizika|fizikë]] tenton të tregojë dhe unifikojë forcat si [[Gravitacioni|graviteti]] dhe [[elektromagnetizmi]]. Kjo teori që është zhvilluar nga formulat matematikore ka fituar popullaritet sidomos në vitet e 80-ta dhe sot është e shprehur në pesë mënyra të ndryshme. Studimet me përplasësin e grimcave të krijuar në CERN do të mund të vërtetoheshin pjesë ose në tërësi këtë teori.
 
==Çka thotë teoria e fijeve==
Teoria e relativitetit e fushës kuantike është shumë e përshtatshmepër të përshkruar sjelljet e vrojtuara dhe vetitë e grimcave elementare. Por, kjo teori është e mirë kur fusha e gravitetit është aq e dobët sa që mund të lihet pas dorë, pra të mos përfillet. Teoria e grimcave është e vlefshme vetëm kur ne pretendojme që fusha e gravitetit nuk ekziston.
 
Teoria e përgjithshme e relativitetit ka hapur rrugë të reja për përshkrimin e Universit, orbitave të planetëve, ovulimit e yjeve, shpërthimin e madh dhe vrojtimin e vrimave të zeza. Megjithatë, kjo teori mund të aplikohet vetëm kur ne pretendojmë që Universi është puro klasik dhe që mekanika kuantike nuk është e nevojshme në përshkimin e Natyrës (Shih figurën në të majtë : bashkëveprimet e grimcave mund të shfaqen edhe në distancë zero, por teoria e gravitacionit sipas [[Ajnshtajn|Ajnshtajnit]] nuk ka kuptim në këtë rast). Besohet që teoria e fijes do ta mbulojë këtë zbrazëti (Shih figurën në të djathtë : bashkëveprimi i fijeve nuk ndodh nëdistancë zero, por në një zgjatim, prandaj kjo shpien deri te një interpretim më i asryeshëm kuantik).
 
Fillimisht, teoria e fijes ishte shtruar për shpjegimin e relacioneve në mes të spineve dhe masave për grimcat të caktuara, të quajtura hardone, e në të cilat bëjnë pjesë edhe neutroni e protoni. Gjerat nuk shkuan siç u mendua, prandaj u zhvillua Kromodinamizmi kuantik (Quantum Chromodynamics), teori e cila dha një shpjegim më të mirë për hadronet.
 
Grimcat në teorinë e fijes janë rrjedhojë e një ngacmimi të fijes dhe e përfshirë në këtë ngacmim, sipas teorisë së fijes, është një grimcë me masë zero dhe me dy njësi të spinit. Po të kemi të bëjmë me një teori të mirë kuantike të gravitetit, atëherë grimcat që do të mbartë forcën e gravitetit do të kenë masën zero dhe dy njësi të spinit. Kjo ka qenë e njohur për një kohe të gjatë në fizikën teorike. Këto grimca, të parapara vetëm teoritikisht, quhen gravitone. Kjo udhëheqi teoriticientët e parë të fijes të kërkojnë që teoria e fijes të aplikohet jo si teori e grimcave hadronike, por si teori e gravitetit kuantik, një fantasi e fizikës teorike e papërmbushur për dekada në bashkësinë e grimcave dhe gravitetit.