Hekuran Isai: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 2:
Anëtar i P.P.Sh më 1957. Nga 1957 deri 1960 kreu studimet e larta per nafte ne ish Bashkimin Sovjetik. Kreu Shkollën e Lartë të Partisë “V.I.Lenin“ (1967). Është ngarkuar me detyra të rëndësishme e me përgjegjësi partie e shtetërore: sekretar i parë i K.P të rrethit të Librazhdit dhe të Dibrës (1970, 1975). Kandidat i K.Q të P.P.Sh në Kongresin V (1966) dhe anëtar i K.Q të P.P.Sh në Kongresin VI (1971), sekretar i K.Q të P.P.Sh (1975-1982). Deputet në Kuvendin Popullor që nga legjislatura e pestë (1962).
Ne vitin 1982 u emerua Minister i Puneve te Brendeshme. Modernizoi curriculat e shkolles se larte te Policise dhe ish Sigurimit, duke futur ne to 70 perqind te lendeve te fakultetit juridik. Fale angazhimit te tij personal u ngrit edhe kompleksi i pishinave dhe fushave te futbollit, i quajtur kompleksi Dinamo. Besnik i idealeve qe besonte si dhe i Enver Hoxhes, ne sjelljen e tij arriti te krijonte nje profil me njerezor se te gjithe paraardhesit e tij, ish ministra te brendshem te diktatures. Dicka te tille e ka evidentuar nder te tjere, publikisht edhe shkrimtari Ismail Kadare. Pas nje shkeputjeje prej 1 viti e gjysem, ne Korrik 1990, pas ngjarjeve te ambasadave, Ramiz Alia i kerkon te rikthehet perseri si Minister i Brendshem. Personazh kunderthenes, ndonese ne krye te forcave te policise, se ciles iu desh te ndeshej me demonstruesit qe kerkonin ndryshimin e sistemit komunist, ne Dhjetor te 1990 arriti te menazhonte pa krijuar gjakderdhje situata teper delikate per vendin dhe shtresat e shoqerise tejet antagoniste per kohen. Ne gjyqin e ashtuquajtur te ish bllokmeneve, deklaroi nder te tjera se "... komunizmi ne Shqiperi u permbys me dy gishtat lart dhe me nga nje shkop gome ne prapanice...". Pike kyce ne karrieren e tij eshte pikerisht fundi i saj dhe kjo lidhet me daten 20 Shkurt 1991, dita kur mijera demonstrues ne Tirane, Durres dhe Korce, rrezuan monumentin e Enver Hoxhes.Hekuran Isait i atribuohet pikerisht qendrimi i policise dhe trupave speciale per te mos hapur zjarr mbi demonstuesit. Per kete qendrim u akuzua ashper nga forcat nostalgjike dhe oficeret konservatore te Ministrise se Brendshme, te cilet nje dite me pas thirren Ramiz Aline per te dhene shpjegime. Ky i fundit u shfajesua, duke u thene se "une kam dhene urdher qe monumenti i Enver Hoxhes te mbrohej me gjak, por ministri juaj nuk e zbatoi urdherin tim". Hekuran Isai e pranoi kete akuze te Ramiz Alise, duke shpjeguar se "po te kisha lejuar gjakderdhjen ne Tirane, e njejta gje do te kish ndodhur edhe ne Durres edhe ne Korce dhe per pasoje sot me 21 Shkurt, Shqiperia do te kishte shkuar e gjitha ne varreza". Pas kesaj vijoi edhe shkarkimi i tij nga posti i Ministrit te Brendshem. Ai u gjykua bashke me bllokmenet e tjere ne te famshmin gjyqin e kafeve. Vitet e fundit i kaloi ne ambjentet shoqerore ne nje klub ish oficeresh, diku prane godines se Parlamentit Shqiptar, ku kalonte diten mes shokeve, i kerkuar gjithaq shume edhe nga gazetaret, te cilet e kujtojne vecanerisht per batutat dhe humorin e spikatur, me te cilin nuk kursente as veten. Ish i bugosuri politik dhe ish Kryetari i Parlamentit, Pjeter Arbnori, e ka falenderuar publikisht per mundesimin e botimit te librit "Rajhu i Trete", perkthyer nga Arbnori ne kohen qe ka qene ne burg. Per kete i eshte referuar faktit se Isai ia kishte derguar perkthimin ne shtepi, diku nga viti 2005, pra ne kohen qe Arbnori nuk e gezonte me poziten e larte shteterore, as edhe statusin e deputetit. Isai ka shkruar dhe dhene intervista kohe pas kohe ne shtypin shqiptar, duke hedhur drite mbi fakte te ndryshme te periudhes komuniste dhe jo vetem, por gjithesesi, me gazetaret
{{poli-cung}}
|