Kosova (1912-1945): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 77.105.21.208 (diskutimet) në versionin e fundit nga CUSENZA Mario.
Rreshti 3:
 
Kah fundi i vitit 1918, Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze.Me Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Konferencën e paqes në Paris më 1920, u copëtuan trevat etnike shqiptare, duke iu dhuruar fqinjëve tanë grekë e sllavë më se 2/3 e tyre, pra rreth 60 mijë kilometër katrorë<ref>[http://www.kosova.com/artikulli/35658 Argumentet dhe metodat e politikës ekspansioniste serbe]</ref> ndër to ishte edhe Vilajeti i Kosovës. Ky okupim zgjati rreth 20 vjet, deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Jugosllavia, madje vetëm brenda 7 ditëve.<ref>Alfredo Jeri, Crollo in sette giorni, Roma – Milano, 1941</ref>. Kështu Kosova përsëri iu bashkua Shqipërisë, siç ka qenë edhe gjatë Luftës së parë botërore. Pra, sa herë që ka hyrë Serbia në Kosovë, ajo ka qenë vetëm okupatore e përkohshme e asgjë tjetër, madje edhe kur ajo vetë ka qenë vasale e fqinjëve, sidomos e Turqisë.<ref>[http://www.kosova.com/artikulli/35658 Argumentet dhe metodat e politikës ekspansioniste serbe]</ref>
==Deri te okupimi i plot==
==КОСМЕТ ЈЕ СРБИјА!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!==
Gjatë viteve [[1918]]-[[1941]], Serbia mori masa të ndryshme drastike për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike dhe për t’i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë. Akademiku [[Vasa Çubrilloviq]], ia ka paraqitur qeverisë mbretërore një referat gjenocidial më 1937, për zhdukjen e shqiptarëve nga [[Jugosllavia]]. Këtë referat qeveria jugosllave, përkatësisht serbe, e ka zbatuar me dhunë të përhershme ndaj tyre, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje, kështu që më se 250 mijë shqiptarë janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre e të vendosen në shkretëtirat e [[Anadollia|Anadollit]] në Turqi dhe pjesërisht në [[Shqipëri]]. Në atë kohë, vetëm në fillim, janë vendosur në Kosovë, në pronat e uzurpuara shqiptare, më se 60 mijë [[Serbët në Kosovë|kolonë serbë]] e malazezë. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm ‘’[[reformë agrare]]’’, ‘’[[akcion i mbledhjes së armëve]]’’, ‘’[[akcion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit]]’’ etj.<ref>Dr. Millovan Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941, Prishtina, 1981</ref>.
КОСМЕТ ЈЕ СРБИјА!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Akademiku Çubrilloviq shkruante në referatin e tij se qeveria duhet të organizojë djegëjën e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve natën, kurse ditën duhet të simulojë gjoja ndjekjen e aktorëve të krimeve të natës. Madje, ai propozonte se për aksione të tilla terroriste është më i përshtatshëm fisi malazias [[fisi Vasojeviq|Vasojeviq]], i cili duhet të angazhohet në këtë akcion.<ref>Dr. Vasa Çubriloviq, L’ expulsion albanais - Memoire presente le 7 mars 1937 a Belgrade</ref>. Një referat tjetër të ngjashëm më këtë, Çubriloviqi e ka shkruar në tetor më 1944 për Qeverinë jugosllave-komuniste, e cila erdhi në pushtet me ndihmën e armatës kuqe sovjetike. Edhe gjatë sundimit të Jugosllavisë social-komuniste, ndaj shqiptarëve u morën masa drastike dhe gjenocidiale, kështu që u detyruan të shpërngulen për në Turqi e Shqipëri më se 250 mijë vetë.
 
==Krijimi i kufinjëve të ri të Kosovës==
“ [[Toplica]] ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i [[Prokuplja|Prokuples]] ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.<ref>Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim</ref>
“[[Leskovci]] gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit mysliman.<ref>Vidosava Nikoliq - Stojanoviq ,
“ Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim</ref>
Në [[Prokuplja|Prokuple]] me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. <ref> Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq</ref>
Në [[Kurshumlia|Kurshumli]] ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome”
<ref> “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15 </ref>.
 
Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave<ref>Citat nga Casopis za kulturo - znanost “ Lubjanë, 1982, faqe 244 - 249. </ref>
 
==Burim i të dhënave==
<references />
 
[[Category:Historia e Kosovës]]
[[КОСМЕТ ЈЕ СРБИјА!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!]]