Ali pashë Gucia: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Rreshti 21:
== Jeta ==
'''Ali Pashë Gucia''' u lind në familjen Shabanagaj nga [[Gucia]]. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen në veri të trevave shqiptare kundër politikës reformatore të [[
Ali Pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës politike centriste, e cila kërkonte luftë kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të trevave shqiptare, për një ballafaqim të matur me [[Porta e Lartë|Portën e Lartë]] përsa u përket të drejtave të autonomisë të të gjitha trevave shqiptare. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar të Shtabit Ushtarak për mbrojtjen e [[Plava|Plavës]] dhe [[Gucia|Gucisë]]. Në muajt e fundit të veprimtarisë së [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]], Ali pashë Gucia u bind se autonomia nuk mund të fitohej pa konflikt të armatosur kundër [[Porta e Lartë|Portën e Lartë]], por megjithatë nuk u shkëput nga partizanët e rrymës së moderuar politike. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare, sulltani e kurseu Ali pashë Gucinë, madje e emëroi Mytesarif të [[Peja|Pejës]]. 4 vjet më vonë, u vra në Grykë të Rugovës në një atentat të organizuar, sipas zërave të asaj kohe, nga vetë qeveritarët e Stambollit.
|