[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
Nga familja '''Vlora''' njihen në [[histori]]në zyrtare të [[Shqipëri]]së më shumë si [[politik]]anë dhe drejtues të administratës së [[shteti]]t shqiptar dhe atij [[Turq|turk]].
 
Por përpos formimit dhe edukimit në [[shkolla]] të huaja dhe trashëgimisë [[Kultura|kulturore]], familja Vlora nga qyteti me të njëjtin emër, njihet edhe si zotëruese e pronave të tëra në zonën bregdetare. Vetë në kujtimet e tij, [[Eqrem Bej Vlora]] ka përshkruar detaje nga pronat që zotëronin pjesëtarë të familjes së tij.
'''Vlorat''', Familje e Madhe Feudale Shqiptare.
 
[[category:vlorë]]
 
== Sfond Historik ==
 
Tradita e politike e familjes [[Vlora]] nis shumë herët në historinë osmane shqiptare dhe e tejkalon spektrin e historisë osmane shqiptare për t'iu imponuar bujshëm edhe historisë kombëtare shqiptare dhe sidomos asaj të Shqipërisë politike.
 
Filleasat e këtij oxhaku relatohen të kenë nisur me Gjejgju Sinan Pashën, dhëndër i [[Sulltan]] Bajazitit sepse ishte martuar me të bijën e tij, Hadije. Gjejgju Sinan Pasha, Admiral i Madh dhe Sanxhakbej i [[Vlorë]]s më [[1485]]-[[1487]] dhe [[1491]]-[[1503]] erdhi për të dytën herë në trojet shqiptare. Pas vdekjes së tij, Sanxhakbej i [[Vlorë]]s emërohet i biri, Mehmet Beu dhe pas vdekjes së Mehmetit Beut, Sanxhakbej i [[Vlorë]]s behët djali tij, Kara Sinan Pasha, më 1538. Pas Kara Sinan Pashës e deri në vitin [[1828]], me Sanxhakbej Sulejman Pashën, gjejmë pothuaj pandërprerë 18 anëtarë të kësaj familjeje në ofiqin e mëkëmbësit të Sulltanit në [[Vlorë]], shpesh herë edhe të bashkuar me atë të [[Elbasan]]it dhe [[Delvinë]]s. Edhe kur ky post nuk mbahej nga ndonjëri prej anëtarëve të kësaj familjeje, në kështjellën e [[Kaninë]]s do te ishte doemos një i tillë si zëvendës (myteselim) i sanxhakbeut në fuqi.
 
Familja e madhe feudale Vlora, sajë peshës dhe kontributit historik arriti të mishërojë pavarësimin politik të kombit dhe shtetit të parë shqiptar jo vetëm nëpërmjet figurës së Ismail Qemal Bej Vlorës, por edhe nëpërmjet sarajeve të saj që shtriheshin në zemër të qytetit të [[Vlorë]]s, të cilat shërbyen si platforma logjistike e këtij projekti me rëndësi unikale në historinë moderne të shqiptarëve.
 
Shumë të pakta kanë qenë ato familje në [[Shqipëri]] që e ka përkrahur bujarisht artin dhe dijen. Bibliotekat legjendare të oxhakut të [[Vlorë]]s, kanë pësuar shkatërrime ose konfiskime të rregullta që prej vitit [[1612]], në sarajet të para të familjes të cilat gjendeshin në kështjellën e [[Kaninë]]s dhe në pallatin veror të Mekatit. Më pas, kronikat flasin sërish qe më [[1678]] biblioteka familjare pësoi një dëm të pallogaritshëm nëpërmjet konfiskimit të më se 3000 vëllimeve, dëm i cili u ripërsërit në vitin [[1764]], vit gjatë të cilit u dëmtuan 8000 dorëshkrime në pallatin e Velabishtit.
 
Shkatërrimi i sarajave historike të familjes Vlora më [[1925]] dhe konfiskimi prej shtetit të diktaturës proletare i pronave dhe bibliotekës së familjes, përbënjë disa prej tragjedive më të dhimbshme të historisë baashkëkohore shqiptare, tragjedi të cilat e kanë dëmtuar rëndë memorjen kolektive shqiptare, duke e privuar atë prej një prej faqeve më dinjitoze të historisë.
 
== Referencat ==
* 1. ''Kujtime: 1885-1925'', Eqrem Bej Vlora, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, [[Tiranë]], [[2003]]
 
== Shiko dhe këtë ==
* [[Dyert e Mëdha]]
* [[Bushatllinjtë]]
* [[Vrionasit]]
* [[Asllan Pashallinjtë]]
 
 
 
 
[[Kategori:Kryeministra të Shqipërisë]]
[[kategori:politikanë shqiptarë]]
[[kategori:diplomatë shqiptarë]]
[[kategori:Atdhetarë të shquar]]
[[kategori:ekonomistë shqiptarë]]
[[Kategori:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategori:deputetë të Parlamentit të Shqipërisë]]
[[Kategori:Familje të mëdha]]
[[Kategori:Pashallarë]]
[[Kategoria:Histori]]