Mesjeta shqiptare sipas arkivave kroate: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp-semi-protected|small=yes}}
Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe mbeten një temë interesante si për intelektualët e dikurshëm, ashtu edhe për studiuesit e sotëm. Studiues të shumtë nga vende të ndryshme janë marrë dhe merren me studimet për origjinën, kulturën, traditën, gjuhën, fenë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike. Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumeteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta për interesin e veçantë që kishin të huajt për popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatë furtunës shekullore mesjetare, por edhe gjate zhvillimeve të vrullshme të rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar.
 
 
 
Është theksuar tashmë disa herë, se qytetet bregdetare dalmate, ruajnë në arkivat e bibliotekat e tyre të shumta, qofshin ato publike, shtetërore, kishtare apo private një lëndë jashtëzakonisht të pasur dhe të vlefshme për shqiptarët dhe Shqipërinë. Është më se e vërtetë se një pjesë e kësaj lënde është vjelur, fillimisht nga studiues të huaj, e më vonë edhe nga disa studiues shqiptarë. Është e domosdoshme që në mënyrë sistematike, me një përgatitje serioze të bëhen hulumtime dhe kërkime, në gjithë qytetet bregdetare të Adriatikut, sepse ekzistojnë të dhëna të shumta dhe të sakta për burime shumë të vlefshme, të cilat presin studiuesit dhe hulumtuesit seriozë e të përgatitur profesionalisht, si në aspektin gjuhësor, paleografik, diplomatik dhe epigrafik, kur bëhet fjalë për dorëshkrime, dokumente dhe burime të tjera.