[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kategoria:Kafshë
vNo edit summary
Rreshti 9:
Planariet shfaqin një aftësi të pazakonte. Ato mund të rigjenerojnë pjesët e humbura të trupit të tyre. Për shembull, pjesët e një planarie të ndare për se gjati ose për se gjeri do të rigjenerohen në dy planaria të reja. Trupi i tyre është i gjatë 1 cm e 20 mm, kanë dy sy si pika, të njohura si ocell. Sytë e tyre veprojnë si fotoreceptore dhe me anë të tyre planariet lëvizin nga burimi i dritës. Lëkura e planarieve është e përbërë nga tre shtresa (ektoderma, mezoderma dhe endoderma). Aparati tretës fillon dhe përfundon me një vrime që hapet në pjesën barkore që do të thotë se lendet që hyjnë ngatërrohen me lendet që dalin.
 
Planariet më të përdorshme nëpër laboratorët e kolegjeve, janë ''Dugesia tigrina'', ''Planaria maculata'' dhe ''Dugesia dorotocephala''. ''Schmidtea mediterranea'' përdoret për disa studime biologjike. Në materialin gjenetik të saj janë gjetur 240 gene që bëjnë të mundur dhe rigjenerimin. Disa prej këtyre genëve janë gjetur dhe në genomin e njeriut.
 
== Anatomi dhe fiziologji ==