Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 31:
 
Kështu Ahmet Zogu duke i parë arritjet e Muharremit dhe zotësinë e tij si drejtues ushtarak e ngre atë në detyrën e lartë të Komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë,në fillim me gradën n/kolonel e pastaj kolonel.Duke qenë në krye të këtij dikasteri dhe duke patur pranë vetes si këshilltar gjeneralin anglez Percy,ai luajti një rol me rëndësi në drejtimin,organizimin dhe perfeksionimin e Xhandarmërisë Shqiptare.Edhe sot e kësaj dite populli flet për autoritetin e xhandarmërisë dhe qetësinë publike që ka patur në atë kohë.Në vitin 1932,Muharrem Bajraktari bëhet Adjutant i Oborrit Mbretëror,duke u bërë kështu një nga njerëzit më të afërt të Ahmet Zogut,Mbret i Shqiptarëve.Gjatë kësaj kohe Muharrem Bajraktari krijoi një armiqësi të fortë me tre persona shumë afër Zogut:Musa Juka,ministër i brendshëm,Abdurrahman Krosi ose Lalë Krosi dhe Abdurrahman Dibra.Sipas Bajraktarit këta persona po ndikonin negativisht tek Zogu dhe megjithë përpjekjet e Muharremit për ta bindur Zogun që ti largonte këta tre persona,Zogu nuk pranoi dhe kështu Muharremi la detyrën dhe u largua drejt Jugosllavisë.
 
== Revolta e zonës veriore e udhëhequr nga Muharrem Bajraktari ==
Pas prishjes me Zogun,Muharremi u largua në Jugosllavi.Më pas në janar të vitit 1935 ai rikthehet në vend dhe në bashkëpunim me Gjon Marka Gjonin nxit një "revoltë" kundër qeverisë së Tiranës. Mbreti Zog u plagos nga një atentat me bombë dhe u largua drejt Durrësit.Pallati mbretëror u dëmtua shumë.Pati shumë viktima nga përleshjet midis rebelëve dhe forcave qeveritare.Kryengritja që udhëhiqej nga Muharrem Bajraktari,filloi të përhapej në gjithë Shqipërinë e Veriut.Mbreti Zog urdhëroi mobilizimin e 4 batalioneve,garnizoni i Tiranes u zëvëndësua,u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme si dhe u mbyll kufiri me Jugosllavinë.Shume fshatarë i ishin bashkuar kryengritjes.Gjithashtu forcat rebele ishin forcuar nga dezertimet e shumta të ushtarëve që kishin ngritur krye dhe kishin vrarë 5 oficerë.Muharrem Bajraktari ishte në krye të rebelimit.Ai kryesonte një forcë prej 2000 vetësh,të mirë armatosur dhe të furnizuar me ushqim të mjaftueshem.Vetë qëndronte në një kullë të vjetër.Rebelët kishin marrë në dorë gjithë Veriun.Ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë por jo largimin e Mbretit.Disa media të huaja shkruanin se gjoja Shqipëria e Veriut “paska deklaruar pavarësinë nga qeveria e Tiranës”!Lajmi ishte totalisht i pavërtetë dhe me qëllim dezinformues.Me 8 janar 1935,Muharremi u largua në Kosovë.Aty ai u çarmatos dhe u internua në Gjakovë nga qeveria e Jugosllavisë.
 
== Lufta II Boterore ==