Sasia e nxehtësisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 22:
 
ku <math>\, m</math> është masa e trupit të dhënë. Përdundohet se nxehtësia specifike është termokapasitet i njësisë së masës. Matjet kalorimetrike kryhen me kalorimetër. Këtu gjenden përgjigjet e pyetjeve të bëra në fillim. Trupat e ndryshëm japin atë sasi të nxehtësisë sa edhe kanë aftësi të pranojnë. Rëra nxehet manjëherë, meqenëse ka aftësi të pranojë krejt pak nxehtësi dhe ftphet menjëherë. Uji ka aftësi të pranojë maksimalisht nxehtësi dhe të ftohet ngadalë.
 
Ndërrimi i vëllimit me temperaturë ==
Kur ngritet temperatura e një trupi, rritet shpejtësia mesatare e [[Molekula|molekulave]] përbërëse të tij, prandaj zmadhohet vëllimi i atij trupi. kur temperatura e një trupi zbret, atëherë vëllimi i tij zvogëlohet, sepse zvogëlohet [[Shpejtësia|shpejtësia]] mesatare e molekulave. Pra, gjatë nxehjes trupat bymehen, ndërsa gjatë ftohjes tkurren. Një trup i ngurtë në një temperaturë të caktuar ka formë, përmasa lineare dhe vëllim të caktuar. Gjatë ngritjes së temperaturës së trupit të ngurtë zmadhohen përmasat lineare dhe vëllimi i tij. Eksperimentet tregojnë se trupat e përbërë nga materiet e ndryshme nuk bymehen njësoj. Për shembull hekuri bymehet më shumë se qelqi, por më pak se bakri. Prandaj, te trupat e ngurtë të një materie të caktuar përkufizohet koeficienti linear i bymimit termik të trupit, i cili paraqet herësin ndërmjet zgjatimit që pëson njësia e gjatësisë dhe ndryshimit të temperaturës.
 
=== Bymimi alpha ===
Në qoftë se një shkop me gjatësi <math>\, l_0</math> dhe me temperaturë <math>\, t_0</math> nxehet deri në temperaturën <math>\, t</math>, ai ndërron gjatësinë e tij në <math>\, l</math>, prandaj koeficienti i bymimit linear <math>\, \alpha</math> do të jetë
 
:<math>\, \alpha=\frac {l-l_0}{l_0 \cdot (t-t_0)}=\frac {\delta l}{l_0 \cdot \delta t},</math>
 
prej nga gjejmë:
 
:<math>\,l=l_0 \begin{bmatrix} 1 + \alpha(t-t_0) \end{bmatrix}.</math>
 
Njësia e koeficientit linear është gradë <math>\,^{-1} </math> dhe për shumicën e trupave të ngurtë e ka vlerën <math>\,10^{-5} </math> gradë <math>\,^{-1} </math>.
=== Bymimi beta ===
Për ta cilësuar shkallën e bymimit vëllimore të trupave, përkufizohet madhësia e koeficientit vëllimore të bymimit <math>\,\beta </math>, ngashëm, sikurse te bymimi linear i trupave të ngurtë. Koeficienti i bymimit vëllimor përkufizohet në formën
 
:<math>\, \beta = \frac {\delta V}{V_0 \cdot \delta t},</math>
 
prej nga gjendet:
 
:<math>\, V_t = V_0 \begin{bmatrix} 1 + \beta (t-t_0)\end{bmatrix}</math>
 
Njësia e koeficientit të bymimit vëllimor është gradë <math>\,^-1 </math>.
 
== Shihe dhe këtë ==