[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 16:
 
===Nga Fiset Ilire tek Kadastrat osmane===
Ujmishti dëshmohet si vendbanim që në shek.III-IV pas Krishtit. Në fillim në këtë zonë ka banuar fisi i Taulantëve i cili jetonte në veri të Drinit të Zi e më pas ata u zhvendosën në Jug. Më vonë zonë ashtu si në gjithë Luginën e Drinit të Zi ka jetuar fisi ilir i Penestëve. Ky fis është marrë përgjithësisht me peshkim dhe me blegtori. Këtu kanë banuar edhe Dardanët. Vetë Kukësi është pjesë e pandashme e Dardanisë (Kosovës) në aspektet kulturore dhe gjuhësore. Më pas zona përmendet nga Dhimitër Frëngu në shkrimet e tij mbi pronat e Kastriotëve me emrin Ymenestrie. Duhej të vinte viti 1529 që Ujmishti të përmendej në kadastrat osmane. Në ato kohë Ujmishti u shënua Ulumisht dhe ishte pjesë e Nahijes së Spasit. Në atë kohë fshati kishte vetëm 3 shtëpi të krishtera. Më pas me kalimin e viteve numri i shtëpive u rrit.
 
===Kryengritja antiosmane e Bajrakut të Tejdrines===