[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp}}
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = '''Shefqet Bruka''' <small>[[1963]] - jeton<br>Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës [[2007]]-[[2011]]
|FOTO = [[Skeda:Shefqet Bruka.jpg|250px]]
|Emri = Shefqet
|Emri Alt =
|Mbiemri = Bruka
|Prof = Stomatolog,politikan
|DL = [[1 Janar]] [[1963]]
|VL = [[Kukës]]
|DV =
|VV =
|Nacion = shqiptar
|}}
== Jeta e hershme dhe Arsimi ==
Lindi në vitin 1963, në fshatin Resk të Ujmishtit në Kukës. U rrit në një familje të varfër të persekutuar nga regjimi komunist. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e kreu në fshatin e tij të lindjes ku përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Arsimin e mesëm e kreu ne Shkollën Bujqësore të Kukësit. U diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1986, Fakulteti i Mjekësisë, dega stomatologji, me rezultatet më të mira të mundshme.
 
== Nga Universiteti në Lëvizjen Demokratike ==
Gjysma e dytë e viteve 80 ishte një periudhë ndryshimesh të mëdha në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve, Shefqet Bruka punoi në fillim si Drejtor i Poliklinikës së Kukësit ku la përshtypje shumë të mirë tek pacientët dhe kolegët. Më pas u transferua në fshatin Kalis të Kukësit, si doktor i qendrës shëndetësore atje. Në janar të vitit 1991, duke qenë kundërshtar i deklaruar i regjimit komunist i bashkohet Partisë Demokratike, e formuar në dhjetor 1990 dhe bëhet përfaqësues i Ujmishtit në degën e Kukësit.
 
== Fitorja e Demokracisë dhe Kryetar i PD, Kukës ==
Në vitin 1992, në zgjedhjet e parakohshme Partia Demokratike korri fitore të thellë. Shefqet Bruka ishte zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike, Dega Kukës në vitin 1991. Ai dha një kontribut te madh në fitoren e PDSH në Kukës. Si kryetar i Partisë Demokratike ai ndihmoi në fitoren e PD në Kukës gjatë referendumit të vitit 1994 dhe gjatë zgjedhjeve të kontestuara të vitit 1996.
 
== Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës, 1996-2000 ==
Pas zgjedhjeve të 26 Majit 1996, Shefqet Bruka emërohet Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës. Si Kryetar i Rrethit të Kukësit ndihmoi në zhvillimin e zonës së Kukësit dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve kuksianë.
*1997 : Trazirat e vitit 97, për shkak të krizës piramidale nuk lanë pa prekur edhe Kukësin, ku në datat 11-12 Mars trazirat në qytet arritën kulmin. Kukësi ishte qyteti i dytë më i prekur nga falimentimi i "Gjallicës" me rreth 16 milionë $ humbje. Shefqet Bruka, si një prej liderëve kryesorë të PD në Kukës u gjend në qendër të sulmeve nga ana e socialistëve dhe mediatike. Megjithatë nën drejtimin e tij PD fitoi sërish në Kukës në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.
*1998 : Pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe grushtit të shtetit që pasoi varrimin e tij, qeveria dhe SHIK nisën një operacion për arrestimin e gjithë grusht-shtetasve të 14 shtatorit. Bruka ishte ndër më të vëzhguarit e SHIK, për shkak se kishte marrë pjesë në varrimin e Hajdarit dhe kishte qëndruar shumë afër turmës kryengritëse.
*1999 : Viti 99 do të jetë një vit i rëndësishëm për shqiptarët por edhe për karrierën e Shefqet Brukës. Rreth 1 milionë shqiptarë nga Kosova u dëbuan nga forcat shoviniste serbe. 200.000 prej tyre u strehuan në qytetin e Kukësit duke e 10-fishuar popullsinë e qytetit. Pikërisht do të ishte Shefqet Bruka ai që do të koordinonte punën e Kombeve të Bashkuara me qeverinë shqiptare. Vetë ai personalisht ndërhyri ne strehimin e qindra e ndoshta mijëra shqiptarëve të dhunuar nga forcat e Millosheviçit. Do të ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin Majko, kryetarin e opozitës Berisha, zyrtarët e OKB, mediat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e LDK, UÇK, dhe me qeverinë Bukoshi. Pas përfundimit të luftës ishte i pari që propozoi kandidimin e Kukësit për çmimin Nobel për paqe, propozim ky që u pranua dhe e bëri Kukësin të parin qytet të kandiduar për çmimin Nobel për paqe.
*2000 : Ky vit do të ishte viti i fundit i Brukës si Kryetar i Rrethit Kukës. Si përfaqësues i Unionit të Drejtuesve të Pushtetit Lokal propozon ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës deri në kufi me Kosovën, pasi plani fillestar e dërgonte rrugën deri në Pukë.
 
== Shefqet Bruka në vitet 2000-2007 ==
Menjëherë pas largimit nga Këshilli i Rrethit, Bruka filloi të punonte tek disa organizata ndërkombëtare si SFD e më vonë UNDP/AMAE. Këtu ai punon në fillim si doktor pastaj drejtues i UNDP/AMAE për zonën Kukës, Has, Tropojë dhe Gjakovë. Në vitin 2006 shkon në Virginia, SHBA në Universitetin James Madison për specializim.
 
== Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës 2007-2011 ==
Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007, Shefqet Bruka u zgjodh Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës. Me marrjen e detyrës impulse të reja iu dhanë Këshillit të Qarkut Kukës ne punën e tij në ndihmë të banorëve të zonës më të varfër të Shqipërisë. Ai u bë nxitës i projekteve të zhvillimit në Qarkun e Kukësit të tilla si Cross-Border Development Program me Kosovën dhe Malin e Zi, aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, investime në infrastrukturë si përurimi i aeroportit të Kukësit, ndërtimi i rrugës Kukës-Peshkopi dhe rrugës Kukës-Shishtavec, mbështetje për fermerët dhe blegtorët e qarkut Kukës dhe për turizimin e qarkut Kukës. Megjithatë arritja më e madhe e tij si Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës është padyshim Digjitalizimi i Kadastrës së Qarkut Kukës. Pas një pune 1-vjeçare për mbledhjen, seleksionimin dhe digjitalizimin e qindra hartave, Shefqet Bruka shpalli zyrtarisht në qershor të vitit 2010 digjitalizimin e plotë të kadastrës së Qarkut Kukës, duke e kthyer këtë qark në të parin që ofron këtë shërbim për qytetarët e vet.
 
== Jeta personale ==
Shefqet Bruka është i martuar që prej vitit 1993, dhe ka 3 fëmijë. Ai zotëron mjaft mirë gjuhën angleze dhe ka njohuri në gjuhët italiane dhe ruse. I pëlqen noti, futbolli dhe të lexojë libra historikë dhe romanet e Kadaresë.
 
'''Shefqet Bruka''' lindi me 1 Janar te vitit 1963 ne fshatin Resk te Komunes Ujmisht te Qarkut Kukes. Shefqet Bruka është diplomuar për stomatologji ne Universitetin e Tiranes. Megjithate ai eshte aktivizuar me shume ne politike. Perpara se te hynte ne politike ka punuar ne Polikliniken e Kukesit dhe me pas ne Kalis si stomatolog. Gjate viteve 1991-1996 ishte Kryetar i PD,Dega Kukes. Gjate viteve 1996-2000 ka qene Kryetar i Keshillit te Rrethit Kukes. Në këtë detyre ishte nder kontribuesit kryesore për strehimin e mbi 200.000 refugjateve shqiptare nga Kosova. Pas vitit 2000 ai u largua nga politika për tu marre me disa organizata te huaja : SFD dhe me vone UNDP dhe AMAE. Ne vitin 2006 shkoi në James Madison University, Virginia, SHBA për specializim nga UNDP/AMAE. Ne vitin 2007 iu rikthye politikes dhe unanimisht me votat e se djathtes ne pushtet dhe se majtes ne opozite u zgjodh Kryetar i Qarkut Kukes. Me marrjen e detyrës impulse te reja iu dhane Qarkut Kukes ne punen e saj ne ndihme te banoreve te qarkut me te varfer te Shqiperise. Gjate zgjedhjeve te viteve 2005,2007 dhe 2009 ishte drejtues i fushates se PDSH per Kukesin. Ne te tria rastet PD korri fitore te bindshme. Disa nga vizitat e tij ne konferenca te ndryshme jane ne : Zvicer, Gjermani, Suedi dhe SHBA. Njohes shume i mire i gjuheve angleze, ruse dhe italiane.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]