Content deleted Content added
Faqe e re: '''Çiklizmi''' është një sport që konsiston në një garë me biçikletë, por është menduar edhe si një veprimtari që kryhet mbi një biçikletë. '''Historiku''' Çiklizmi ë...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 8 shkurt 2011 12:35

Çiklizmi është një sport që konsiston në një garë me biçikletë, por është menduar edhe si një veprimtari që kryhet mbi një biçikletë.


Historiku Çiklizmi është një nga sportet më popullore në botë dhe është sporti i parë i madh në përhapjen ndërkombëtare dhe në qoftë se sportet e tjera si, rugby, baseball dhe kriket janë konsideruar si një pjesë integrale e historisë së kohëve të fundit të disa vendeve si Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar, çiklizmi nuk mund të identifikohet me një komb të veçantë, dhe madje edhe në qoftë se ajo arrin popullaritetin e saj më të madh në Itali, Francë, Holandë dhe Belgjikë, ajo gëzon shumë përkrahje në shumë pjesë të tjera të botës.

Turet e para në çiklizëm kanë lindur në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe tashmë në dekadën e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë filluan të jenë gara, ato konkurse (shpesh rraskapitëse për kushtet, distancën e udhëtuar dhe rrugë), për te cilat u referua më pas emri "klasike ". Garat e para me etapa u zhvilluar vetem ne fillimin e shekulli XX.

E para garë e regjistruar çiklistike është zhvilluar në 31 maj 1868, në një shtrirje prej 1200 metra në parkun e Saint-Cloud pranë Parisit, ajo u fitua nga James Moore, një anglez që jetonte në Francë. Gara e parë që mbulonte distancën midis dy qyteteve ishte Paris-Rouen, e fituar përsëri nga Moore, i cili arriti të përshkonte distancën prej 123 km në 10 orë dhe 40 minuta.

Garat e çiklizmit ne rruge janë ndarë në dy lloje: garat e një-ditore dhe garat me etapa.

Në mesin e garave më të famshme një ditore, e quajtur "klasike", është Milano-Sanremo ku garohet në fund të marsit, turi i Flanders, Paris-Roubaix,Liege-Bastogne-Liege, e cila mbahet në prill, Kupa e Botës së çiklizmit ë rrugë i cila zhvillohet çdo vit në një shtet të ndryshëm dhe në fund të shtatorit dhe turi i Lombardisë, e cila përfundon sezonin në fund të tetorit.

Garat më të rëndësishme me etapa janë Tour de France, i cili zhvillohet në korrik, Turi i Italisë (Giro d'Italia) që zhvillohet në maj dhe Vuelta e Spanjes që zhvillohet në shtator, këto gara me etapa zgjasin tre javë secila dhe janë me nga 20 -22 etapa.


-Turi i Francës. I pari Tur i Francës u zhvillua me 5 etapa nga data 31 Maj deri në 5 Qershor 1903. Etapat fillonin natën dhe perfundonin të nesërmen pasdite. Fanella e verdhë është tregues i të parit në klasifikimin gjeneral.

Fituesit e Tour de France vitet e fundit:

Viti dhe Fituesi

1991 Miguel Indurain I dyti Gianni Bugno I treti Claudio Chiappucci

1992 Miguel Indurain I dyti Claudio Chiapp. I treti Gianni Bugno

1993 Miguel Indurain I dyti Tony Rominger I treti Zenon Jaskula

1994 Miguel Indurain I dyti Piotr Ugrumov I treti Marco Pantani

1995 Miguel Indurain I dyti Alex Zulle I treti Bjarne Riis

1996 Bjarne Riis I dyti Jan Ullrich I treti Richard Virenque

1997 Jan Ullrich I dyti Rich. Virenque I treti Marco Pantani

1998 Marco Pantani I dyti Jan Ullrich I treti Bobby Julich

1999 Lance Armstrong I dyti Alex Zulle I treti Fernando Escartín

2000 Lance Armstrong I dyti Jan Ullrich I treti Joseba Beloki

2001 Lance Armstrong I dyti Jan Ullrich I treti Joseba Beloki

2002 Lance Armstrong I dyti Joseba Beloki I treti Raimondas Rumšas

2003 Lance Armstrong I dyti Jan Ullrich I treti Aleksandr Vinokurov

2004 Lance Armstrong I dyti Andreas Klöden I treti Ivan Basso

2005 Lance Armstrong I dyti Ivan Basso I treti Jan Ullrich

2006 Oscar Pereiro I dyti Andreas Kloden I treti Carlos Sastre

2007 Alberto Contador I dyti Cadel Evans I treti Levi Leipheimer

2008 Carlos Sastre I dyti Cadel Evans I treti Denis Mençov

2009 Alberto Contador I dyti Andy Schleck I treti Lance Armstrong

2010 Alberto Contador I dyti Andy Schleck I treti Denis Mençov


-Turi i Italisë (Giro d'Italia)

I pari Tur i Italisë u zhvillua në vitin 1909 dhe konkretisht me 13 Maj, ora 2.53.Fituesi i parë ishte Luigi Ganna.

Fituesit e Giro d'Italia vitet e fundit:


Viti dhe Fituesi

2000 Stefano Garzelli

2001 Gilberto Simoni

2002 Paolo Savoldelli

2003 Gilberto Simoni

2004 Damiano Cunego

2005 Paolo Savoldelli

2006 Ivan Basso

2007 Danilo Di Luca

2008 Alberto Contador

2009 Denis Mençov

2010 Ivan Basso