Shefqet Bruka: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 24:
Pas zgjedhjeve të 26 Majit 1996, Shefqet Bruka emërohet Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës. Si Kryetar i Rrethit të Kukësit ndihmoi në zhvillimin e zonës së Kukësit dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve kuksianë.
*1997 : Trazirat e vitit 97, për shkak të krizës piramidale nuk lanë pa prekur edhe Kukësin, ku në datat 11-12 Mars trazirat në qytet arritën kulmin. Kukësi ishte qyteti i dytë më i prekur nga falimentimi i "Gjallicës" me rreth 16 milionë $ humbje. Shefqet Bruka, si një prej liderëve kryesorë të PD në Kukës u gjend në qendër të sulmeve nga ana e socialistëve dhe mediatike. Megjithatë nën drejtimin e tij PD fitoi sërish në Kukës në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.
*1998 : Pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe grushtit të shtetit që pasoi varrimin e tij, qeveria dhe SHIK nisën një operacion për arrestimin e gjithë grusht-shtetasve të 14 shtatorit. Bruka ishte ndër më të vëzhguarit e SHIK, për shkak se kishte marrë pjesë në varrimin e Hajdarit dhe kishte qëndruar shumë afër turmës kryengritëse.
*1999 : Viti 99 do të jetë një vit i rëndësishëm për shqiptarët por edhe për karrierën e Shefqet Brukës. Rreth 1 milionë shqiptarë nga Kosova u dëbuan nga forcat shoviniste serbe. 200.000 prej tyre u strehuan në qytetin e Kukësit duke e 10-fishuar popullsinë e qytetit. Pikërisht do të ishte Shefqet Bruka ai që do të koordinonte punën e Kombeve të Bashkuara me qeverinë shqiptare. Vetë ai personalisht ndërhyri ne strehimin e qindra e ndoshta mijëra shqiptarëve të dhunuar nga forcat e Millosheviçit. Do të ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin Majko, kryetarin e opozitës Berisha, zyrtarët e OKB, mediat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e LDK, UÇK, dhe me qeverinë Bukoshi. Pas përfundimit të luftës ishte i pari që propozoi kandidimin e Kukësit për çmimin Nobel për paqe, propozim ky që u pranua dhe e bëri Kukësin të parin qytet të kandiduar për çmimin Nobel për paqe.
*2000 : Ky vit do të ishte viti i fundit i Brukës si Kryetar i Rrethit Kukës. Si përfaqësues i Unionit të Drejtuesve të Pushtetit Lokal propozon ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës deri në kufi me Kosovën, pasi plani fillestar e dërgonte rrugën deri në Pukë.