Spinaqi
lloj bime
Spinaqi është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj.
Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj.
Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.
Spinaqi është i këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.