Spiro Kote
Spiro Kote lindur në Korçë në dhjetor të 1926. Oficer i Flotës Luftarake, dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor "Heroi i Popullit" për gjestin e tij më 1 qershor të 1947 me motovedën “Mujo Ulqinaku”. Spiro Kote, i vendosur në mbrojtjen e motovodetës që e kishte në dorëzim, për mbajtjen e betimit ushtarak, për mbrojtjen e interesave të Popullit e të Atdheut, vrau tre tradhtarët dhe u kthye me motovedetën në Durrës.[1]
Ngjarja
RedaktoMë 1 qershor të 1947 motovedeta “Mujo Ulqinaku”, më e shpejta që kishte Flota e atëhershme, u pa në afërsi të portit teksa bënte disa lëvizje të pakontrolluara. Kur detarët e tjerë iu afruan asaj gjetën dy kufoma dhe një njeri që po jepte shpirt. Marinari Spiro Kote ishte një gjendje shoku. Viktimat ishin kapteri Vlash Bushi, 36 vjeç nga Durrësi, Xhemal Kërrniqi, marinar, 22 vjeç nga Durrësi dhe kolegu i tij, Enver Kruçi, 21 vjeç nga Shkodra.
Vetëm pesë ditë më vonë, më 6 qershor, Presidiumi i Kuvendit Popullor e shpall Spiro Koten “Hero Kombëtar”, ekuivalenti i “Heroit të Popullit” të mëvonshëm. Në kërkesën që vetë gjeneral-kolonel Enver Hoxha, si Komandant Suprem i Fuqive t’Armatosura, i drejton Kuvendit Popullor, thuhet: “Me datën 1 qershor 1947 marinari Spiro Kote ishte roje në motovedetën e marinës Kombëtare ‘Mujo Ulqinaku’. Kapteri tradhtar, Vlash Bushi, dhe marinarët tradhtarë Xhemal Kërniqi dhe Enver Kruçi, që të tre agjentë të spiunazhit të huaj, tentuan të arratiseshin në Itali me motovedetën ‘Mujo Ulqinaku’ të cilën e kishte në dorëzim marinari Spiro Kote. Ata u munduan ta mashtronin marinarin trim dhe besnik të popullit, Spiro Koten. Kur motovedeta ishte larguar 30 milje nga Durrësi në drejtim të Italisë, marinari Spiro Kote, i vendosur në mbrojtjen e motovodetës që e kishte në dorëzim, për mbajtjen e betimit ushtarak, për mbrojtjen e interesave të Popullit e të Atdheut, vrau të tre tradhtarët dhe u kthye me motovedetën në Durrës… Për këto arsye, për shërbimin që ai kreu me nder, për heroizmin dhe besnikërinë e tij të pafund ndaj Atdheut e Popullit, propozoj që marinari Spiro Kote të dekorohet me Urdhrin e "Heroit Kombëtar" (Hero i Popullit) .
Ngjarja frymëzoi filmin Duel i heshtur, prodhim i vitit 1967.
Referime
Redakto- ^ Niko Nikolla (1968). Shenime të një gazetari. Shtëpia Botonjëse Naim Frashëri. fq. 123.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)