Stacey Cunningham
Stacey Cunningham është bankiere dhe presidentja e 67 e New York Stock Exchange (NYSE). Ajo është presidentja e parë femër e NYSE.
Pas internimit me NYSE gjatë viteve 1990, Cunningham u bë punonjëse e një zyre të këmbimit tregtar, duke vazhduar të punojë aty deri në vitin 2005. Ajo mori pak pushim për të përfunduar një kurs trajnim për kuzhinë, pastaj punoi në bursën Nasdaq si drejtore e tregjeve të kapitalit dhe kreu i shitjeve për shërbimet e transaksioneve amerikane. Në vitin 2012, Cunningham u bashkua me NYSE dhe u bë zyrtarja kryesore operative e këmbimit në vitin 2015.
Më 22 maj 2018, Cunningham u emërua presidente e NYSE. Në nëntor 2018, ajo u rendit si një prej 100 grave të BBC-së. [1]
Jeta e hershme
RedaktoSi fëmijë, Cunningham kishte një interes të madh për matematikën dhe shkencat në shkollë.[2] Më vonë ajo studioi në Universitetin Lehigh, ku diplomoi në vitin 1996 me një diplomë bachelor në inxhinieri industriale.[3] Ajo ka pesë vëllezër dhe motra[4] dhe kur ajo ishte e re babai i saj ka punuar në një firme brokerimi. [5]
Karriera
RedaktoNë 1994,përderisa ishte ende studente në universitet, Cunningham përfundoi një praktikë verore në NYSE.[6] Dy vjet më vonë, ajo filloi të punojë atje në një zyrë të këmbimit tregtar.[7] Në atë kohë, Cunningham ishte një nga disa dhjetëra punonjëse femra në katin e tregtisë - krahasuar me mbi një mijë punonjës meshkuj.[8] Ajo kaloi tetë vjet si specialiste për Bankën e Amerikës . [9]
Në vitin 2005, e mërzitur nga kushtet jo të mira të këmbimit të NYSE ajo do të largohet[10], dhe do të studioi në Institutin e Edukimit të Kuzhinës, dhe më pas do të punojë si kuzhiniere në një restorant.
Nga viti 2007 deri në vitin 2011, Cunningham ka punuar në bursën Nasdaq , së pari si drejtore tregjeve të kapitalit dhe më pas si kreu i shitjeve për shërbimet e transaksioneve në SHBA. [9]
Më 22 maj 2018, në moshën 43[8] , Cunningham u emërua presidentja e 67 e NYSE, duke e marrur postin nga Thomas Farley. Cunningham është femra e parë presidente e NYSE. Në një intervistë me gazetarët, Cunningham ka thënë se është mësuar të punojë në ambiente të dominuar nga meshkujt siç ishte këmbimi ose shkolla e inxhinieris duke mos dyshuar as edhe për një sekond 'se a duhej te jem aty ku isha'.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "BBC 100 Women 2018: Who is on the list?". BBC News (në anglishte britanike). 2018-11-19. Marrë më 2018-11-21.
- ^ Rushe, Dominic (20 korrik 2018). "'We need a call to action': Stacey Cunningham, the NYSE's first female president". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 18 gusht 2018.
- ^ "The New York Stock Exchange's new president is a woman, at last". USA TODAY (në anglisht). Marrë më 23 maj 2018.
- ^ "Stacey Cunningham, Head of the New York Stock Exchange, Talks History as She Changes It". Time (në anglisht). Marrë më 19 gusht 2018.
- ^ Vara, Vauhini. "The New York Stock Exchange Has Its First Woman President. Is She on a Glass Cliff?". The Atlantic (në anglishte amerikane). Marrë më 26 maj 2018.
- ^ "Meet the Next President of the New York Stock Exchange, a 43-Year-Old Former Intern Who Briefly Left to Become a Chef". Money (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2018. Marrë më 22 maj 2018.
- ^ Isidore, Chris. "NYSE will be run by a woman for the first time in 226-year history". CNNMoney. Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Hope, Bradley; Osipovich, Alexander (22 maj 2018). "New York Stock Exchange to Have First Female Leader in 226-Year History". Wall Street Journal (në anglishte amerikane). ISSN 0099-9660. Marrë më 23 maj 2018.
- ^ a b Grant, Kinsey (22 maj 2018). "Stacey Cunningham: From Intern to Head of the New York Stock Exchange". TheStreet (në anglishte amerikane). Marrë më 22 maj 2018.
- ^ "Meet Stacey Cunningham, the One-Time NYSE Intern Who Will Be the Exchange's First Woman President". Fortune (në anglisht). Marrë më 23 maj 2018.