Stadiumi i Amantias është një stadium antik ilir si dhe një lokalitet arkeologjik që ndodhet në qytetin antik të Amantias. [1]

Stadiumi i Amantias
Stadiumi i Amantias

Përmbledhje

Redakto

Stadium i Amantias është ndërtuar në shekullin III p.e.r., në qytetin ilir Amantia. Ky stadium kishte një kapacitet prej rreth 3000 shikuesish dhe shërbente për zhvillimin e garave të vrapimit, të pesëgarëshit, mundjes dhe grushtit. Stadiumi i Amantias ndodhet në lindje të qytetit, jashtë mureve rrethues në një truall të rrafshët. Ka formë patkoi me shkallare dhe pistën ; garave në mes. Një krah i shkallares, i është mbështetur shpatit të kodrës, krahu tjetër ngrihet mbi një mbushje dheu. Të dy krahët bashkohen me një segment të lakuar (sfendona). Stadiumi paraqet një dëshmi të gjallë të interesimit të banorëve të kësaj ane për sportin dhe edukimin fizik. Krahas kësaj janë edhe një numër i madh artefaktesh dhe figurash prej bronzi që paraqesin vrapues, atletë, boksierë, hedhës disqesh, etj. [1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Lafe, Emil, red. (2009). "Fjalor enciklopedik shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2386. ISBN 9789995610326. OCLC 705766082.
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Stadiumi i Amantias.

Lidhje të jashtme

Redakto