Stadiumi i Gjilanit
Stadiumi i Qytetit të Gjilanit është një stadium multifunksional në Gjilan, Kosovë. Ai përdoret kryesisht për ndeshje futbollistike nga ana e KF Gjilanit dhe KF Dritës ne Superligën Kosovare.
Selami Osmanipër KF Drita Agim Ramadanipër SC Gjilani | |
Adresa | Baleci |
---|---|
Vendndodhja | Gjilan, Kosovë |
Koordinatat | 42°28′00″N 21°27′52″E / 42.4668°N 21.4645°E |
Pronari | Komuna e Gjilanit |
Operatori | Federata e Futbollit e Kosovës |
Suitat | asnje |
Kapaciteti | 15,000[1] |
Rekordi i spektatorëve | 20.000, 6 Nëntor 2011 |
Sipërfaqja | Bar 105x68m |
Tabela e rezultateve | Jo |
Ndërtimi | |
Hapur | 1967 |
Rinovuar | 2015, 2017 |
Çmimi i ndërtimit | 6.000.000€ gjatë rinovimit të vitit 2017 |
Përdoruesit | |
SC Gjilani KF Drita KF Bashkimi - Gjilan |
Stadiumi ka nje kapacitet 15,000 vendesh.[1]. I ndërtuar në vitin 1967, ky objekt sportiv, dikur gëzonte epitetin për fushën më të mirë që krahasohej me fushat më me nam në ish-Jugosllavi, për t‘u shndërruar në gjendje të mjerueshme pas lufte. Stadiumi i qytetit kishte edhe fushën ndihmëse dhe objektin përcjellës me zhveshtoret, klasat për ligjërata teorike e taktike, restorantin dhe dhomat për fjetje, kurse tashti pa fushë ndihmëse e me lokale që tashti janë tejet jofunksionale pret dorën e investitorit [2].
Përshkrimi
RedaktoPa asnjë ulëse, por vetëm me shkallë betoni, për publikun kushtet janë të njëjta sikurse para më tepër se tri dekada, ndriçimi për përcjellje të ndeshjeve gjatë natës edhe për një kohë do të mbetet vetëm ëndërr, derisa gazetarë e zyrtarë klubesh vazhdojnë t‘i përcjellin ndeshjet nga ballkoni. Stadiumi i Qytetit në Gjilan, ka qenë arenë e kryendeshjeve të mëdha, sidomos të atyre kur janë takuar ekipet vendore dhe me rivalë nga kryeqyteti, kurse shpesh ka qenë tepër i vogël për t‘i pranuar të gjithë, ndërkohë që kurrë nuk u dit saktë se sa shikues pati në një ndeshje, duke u spekuluar me numrin mbi 10.000. Tribunat ashtu siç janë, zënë vend në jug dhe perëndim, sikurse që ekziston tribuna e veçantë dhe e ndarë fizikisht për shikuesit mysafirë.
Grupet e Tifozëve
RedaktoAta janë më të zëshmit kur përkrahin ekipet e tyre. Të veshur me ngjyra të adhuruarve të tyre, dy grupet më të mëdha të tifozëve në Gjilan e që shquhen edhe ndër më besnikët për klubet e tyre në Kosovë janë Intelektualët, përkrahësit më të flaktë të të gjitha klubeve me emrin KF Drita (Gjilan) dhe grupi tjetër i tifozëve Skifterët përkrahësit e flaktë të SC Gjilani. Festat më të mëdha, duke shpalosur koloritet e ekipeve të tyre, por edhe duk ndriçuar stadiumin nga fishekzjarrët, këto dy ekipeve prore i kanë shfaqur në ballafaqimet ndërmjet dy ekipeve të qytetit, kur gjithmonë stadiumi është i mbushur plot. Intelektualët e Dritës, përpos futbollit janë përkrahës edhe të sporteve të tjera të klubeve që mbajnë emrin e tyre të zemrës, derisa edhe Skifterët përpos që përkrahin Gjilanin, gjithnjë kur është fjalapër ekipet e qytetit, janë aty për të ndihmuar në sukseset e tyre.
Referimet
Redakto- ^ a b Kosovo - KF Gjilani - Results, fixtures, squad, statistics, photos, videos and news - Soccerway Gabim referencash: Invalid
<ref>
tag; name "Soccerway" defined multiple times with different content - ^ https://upload.wikimedia.org/wikibooks/sq/a/a9/Monografia-komplet-te-gjitha-kapitujt-nga-I--deri-IX.pdf
Lidhje të jashtme
RedaktoKoordinatat: 42°54′18″N 21°11′41″E / 42.90500°V 21.19472°L