Stalaktitet quhen hejet e gurta që varen nga tavani i guvave nëntokësore. Shpesh ato bashkohen me stalagmitet, të cilat ngrihen nga toka dhe formojnë ca shtylla shumë të bukura prej guri. Stalaktitet dhe stalagmitet mund të jenë edhe prej akulli.

stalaktitet dhe stalagmitet

Stalaktitet dhe stalagmitet janë gurë gëlqeror të formuar ngadalë për shkak të veprimit te ujit. Gjatë zhvendosjes së tij në tokë, uji tretë gurin gëlqeror dhe futet nëpër të çarat e kubeve. Kur ndeshet me ajrin dhe gazin karbonik që përmban ai, formohen kripëra që fundërrojnë dhe ngurtësohen duke pikur nga kubet e guvës. Nën një stalaktit uji që pikon fillon të krijojë një stalagmit. Më vonë duke u rritur, ato bashkohen (për këtë duhen shekuj) dhe formojnë një kolonë prej guri gëlqeror.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto