Në vitin 1912, Anija britanike tej oqeanike Titanik u fundos në ora 2 e 20 minuta të mëngjesit.
Në vitin 1452 lindi Leonardo da Vinci, piktor, skulptor, arkitekt dhe filozof italian , vdiq më 2 maj1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".
Në vitin 1865 vdiq Abraham Lincoln, kryetar i SHBA-ve . Abraham Lincoln lindi më 12 shkurt të vitit 1809 në Hodgenville, Hardin County (sot: LaRue County), Kentucky dhe e vranë më 15 prill të vitit 1865 në Washington (D.C.), ishte politikan amerikan, Presidenti 16. i SHBA gjatë viteve 1860 - 1864 dhe u ri zgjodh në vitin 1864 - gjer në vdekje.